Ekuacioni i paqes për Ukrainën ka dy faktorë kyç: territoret dhe garancitë e sigurisë.
Bisedimet ndërkombëtare përqendrohen në marrëveshjen mes këtyre dy pikave, duke pasur parasysh edhe nevojën për një armëpushim: Kievi duhet të pranojë një lëshim territorial në këmbim të sigurisë së garantuar të vendit në të ardhmen. Megjithatë, zgjidhja është e ndërlikuar, pasi çështja e territoreve ka variabla të kufizuara dhe garancitë e sigurisë janë një sfidë komplekse për shkak të mosbesimit ukrainas ndaj premtimeve perëndimore.
Kërkesat e Moskës
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur kërkesat e tij që favorizojnë Rusinë: ai kërkon të gjitha territoret e Donbasit, përfshirë pjesën e Donetskut që nuk është ende nën kontrollin e tij, zonat e Khersonit dhe Zaporizhias, dhe njohjen e sovranitetit mbi Krimenë. Në praktikë, kjo do të thotë rreth 20% e territorit të Ukrainës. Në këmbim, Rusia ofron vetëm pjesë të vogla të Sumy dhe Kharkiv, dhe një heqje “simbolike” të kontrollit mbi disa zona të Khersonit dhe Zaporizhias.
Mekanizmi ndërkombëtar
Vetëm në këtë pjesë duket një hapësirë për negociata: diskutimi mbi garancitë e sigurisë. Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-të do të jenë pjesë e mekanizmit, një hap potencial i rëndësishëm, duke ndryshuar qasjen e Trumpit të pranverës së kaluar kur kishte lënë përgjegjësinë kryesisht te evropianët.
Monitorimi i armëpushimit
Një nga çështjet kryesore është vendosja e trupave mbikëqyrëse në terren. Kremlini ka sugjeruar përfshirjen e Kinës, duke e bërë të mundshme krijimin e një “force ndërkombëtare të ndërhyrjes”, ngjashëm me misionet e OKB-së, pa armë të rënda. Franca, Gjermania dhe Britania janë të gatshme të marrin pjesë, ndërsa mund të përfshihen edhe vende si India, Emiratet dhe Brazili. Ukraina ka shprehur mosbesim, duke kujtuar dështimet e misioneve të OSCE në Donbas në vitin 2014.
Task force për mbrojtje reale
Ukraina kërkon një mbrojtje të fortë që të mbajë larg kërcënimin rus, me trupa të gatshme dhe të afta të ndërhyjnë. Zelensky ka kërkuar garanci konkrete “në tokë, ajër dhe det”. Modeli i referencës është “tavë kristali” i NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, që shërbente për të ngadalësuar një agresion dhe për të mundësuar mobilizimin e rezervave.
Traktatet dhe mosbesimi historik
Ukraina nuk mund të hyjë në NATO, por po shqyrtohet një traktat i ngjashëm me artikullin 5 të Aleancës, që garanton intervenimin ndërkombëtar në rast agresioni. Ky propozim ka mbështetjen e Italisë dhe Bashkimit Evropian, por Kievi ka rezerva për shkak të përvojës së Memorandumit të Budapestit të vitit 1993, kur Rusia dhe SHBA-të premuan siguri në këmbim të deponimit të armëve bërthamore.
Zelensky ka vënë si kusht për negociatat integrimin në BE, që do të forconte kapacitetin ekonomik dhe ushtarak të Ukrainës. Brukseli mund të mbështesë prodhimin e pajisjeve strategjike dhe fuqizimin e ushtrisë, sidomos të dronëve. Ukraina synon të ruajë kapacitetin e saj të mbrojtjes dhe pavarësinë strategjike.
*”Tavë kristali” – Term me kuptim politiko-ushtarak, për të përshkruar një strukturë mbrojtëse të improvizuar, për t’u mbrojtur nga sulmet, por jo një barrierë absolute.











