• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Ushtari’ i Shullazit: Beqja më premtoi të më bënte ortak

by Java News
17/01/2018 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dëshmoi ditën e djeshme në gjyq, në lidhje me shantazhin ndaj biznesmenit Ylvi Beqja, për pronësinë e ish-hotel “Vollgës”. Në dëshminë e tij, Dani tha se Ylvi Beqen e kishte njohur përmes Shullazit dhe se asnjëherë nuk e kishte kërcënuar atë.

Sipas tij, deri në momentin e arrestimit, marrëdhëniet me Beqen i ka pasur të mira dhe se ky i fundit i kishte premtuar se do ta bënte ortak në një fabrikë të përpunimit të mbetjeve. Ai foli për episodet e çeqeve që kishte thyer në emër të Beqes, duke thënë se paratë ia ka dhënë gjithmonë biznesmenit. Në seancën e djeshme mungoi Emiljano Shullazi, për shkak të problemeve shëndetësore. Dani iu përgjigj pyetjeve nga avokatët mbrojtës dhe nga Prokuroria.

DËSHMIA
Prokurori: Çfarë ju lidhi me Ylvi Beqjan?
Gilmandi Dani: Ka qenë një projekt i vitit 2014 me sa mbaj mend, se ka kaluar goxha kohë që atëherë. Ka qenë muaji prill dhe kemi qenë në shtëpinë e Emiljanos, domethënë kur shkova aty gjeta Ylviun. Ma prezantoi Emiljano dhe më tha që ti e di që unë nuk mbaj telefon, do t’i japësh pak numrin tënd që të komunikojmë.
Prokurori: Kur i filluat kontaktet me Ylviun?
Gilmando Dani: Me Ylviun kam filluar të kontaktoj që të nesërmen e asaj dite dhe deri në momentin e arrestimit.
Prokurori: Po në lidhje me historinë e çeqeve, na tregoni se si kanë përfunduar në dorën tuaj?
Gilmando Dani: Shiko, unë nuk kam tërhequr vetëm një 1 çek, por dy të tillë. Historia është shumë e gjatë. Me merr Ylviu në telefon dhe më tha se kishte një problem të vogël dhe i duhej ndihma ime. Më tha të takohemi dhe u takuam. Aty më tha se donte të tërhiqte disa lekë nga kompania, por nuk i tërhiqte dot vetë. Më pyeti nëse mund t’i tërhiqja unë dhe i thashë se po, nëse nuk kishte diçka të jashtëligjshme. Pastaj më shpjegoi se duheshin tërhequr në emra të tjerë. Mua në atë moment më erdhi ndërmend Endri Zela, si më të afërtin që kisha dhe e njihja, i dija edhe emrin e babait, se për mbushjen e çekut duhej edhe ai detaj. Kështu që, ai mbushi 3 çeqe, 2 në emrin tim dhe një në emër të Endrit Zelës. Kontaktova me këtë të fundit dhe i thashë për këtë punë. Madje, Endriti më tha se e kishte lënë shkollën për këtë punë. Unë kam shkuar në bankë dhe siç i kam marrë, ia kam dhënë Ylviut në dorë.
Prokurori: Po çeku i Endri Qyqes?
Gilmando Dani: Çeku i Endri Qyqes është marrë vetëm për një faturë në lidhje me çështjen e Vollgës. Biseda për të është bërë në telefon dhe kërkojmë zbardhjen e tabulateve, aty zbardhet çdo gjë. Bisedat e mia me Ylviun janë shumë, ndërsa në tabulatet që keni nxjerrë ju nuk janë të plota.
Prokurori: Keni pasur momente të tjera me Ylvi Beqjan?
Gilmando Dani: Ylviun, në mos çdo ditë, e kam takuar atë periudhë çdo dy ditë, e sigurt.
Prokurori: E njihni Jani Zakën, nëse po, në çfarë rrethanash?
Gilmando Dani: Jani Zakën nuk e njoh fare.
Prokurori: Thatë se e takuat për herë të parë Ylvi Beqjan te shtëpia e Emiljano Shullazit, më shpjegoni si lindi miqësia juaj?
Gilmando Dani: E takova te shtëpia e Emiljanos, siç e thashë. Pasi iku Ylviu, Emiljano më shpjegoi situatën.
Prokurori: Çfarë të shpjegoi më konkretisht?
Gilmando Dani: Më shpjegoi për ish-hotel “Vollgën”. Më tha se Ylviu kishte probleme me një person, me Zamir Hasën dhe ne do ta ndihmonim dhe do të merrnim pronë. Se normal, do merrnim diçka në këmbim.
Prokurori: Çfarë ndihme do t’i jepnit ju më konkretisht?
Gilmando Dani: Ylviu thoshte që kishte çdo gjë të rregullt për pronën, por nuk donin që t’ia jepnin.
Prokurori: Kur thoni ata, e keni fjalën për ata të Hipotekës?
Gilmando Dani: Po.
Prokurori: Çfarë veprimesh keni kryer më konkretisht në lidhje me Hipotekën?
Gilmando Dani: Unë kam takuar regjistruesin e Hipotekës në Durrës. Ylviu ia kishte dhënë numrin e regjistruesit Emiljanos. Kam kontaktuar në momentin e kontratës, domethënë pasi Emiljano kishte firmosur për kontratën e ish-hotel “Vollgës”. Aty ai më shpjegoi për daljen e certifikatës për pronën. Më tha se duhej ndarë pronësia që të dilte certifikata. Aty mora Ylviun në telefon, i thashë se çfarë do të bëjmë, se ai më tha që s’ka asnjë problem me të…
Prokurori: Çfarë përfitoje ti nga të gjitha ndihmat që i dhe Ylviut?
Gilmando Dani: Ylviu kishte një gjyq në Apel dhe pasi humbi tokën, ai filloi të bënte premtime pa fund dhe prandaj e ndihmova. Ai kishte shumë fjalë, shumë premtime, sa kur i kujtoj tani më duken shumë të pabesueshme.
Prokurori: Në lidhje me episodin e kontratës, keni qenë te noteria kur u firmos?
Gilmando Dani: Shkuam atë ditë bashkë, por unë qëndrova jashtë në makinë, ndërkohë që Emiljano mbaroi punë. Unë nuk jam futur asnjëherë brenda.
Burimi:http://www.panorama.com.al/zberthehet-ushtari-i-shullazit-parate-qe-terhoqa-ishin-te-beqes-ai-me-premtoi/

Next Post
Tabela e obezitetit, shqiptarët janë më elegantët në rajon

STUDIMI/ 4 arsye pse është e vështirë të humbisni peshë në dimër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 10, 2026
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In