Quhet Adonis Shala. Familja e tij është nga Peja, por ai ka lindur në kryeqytetin suedez, Stokholm. Adonisi ka dy vite që është bërë pjesë e Ushtrisë së Suedisë, transmeton Indeksonline.
Së fundi, Adonis Shala ka arritur sukses të madh në kuadër të ushtrisë suedeze, duke u dalluar si ushtar i shkëlqyer.
Ndaj, ai është dërguar në oborrin Mbretëror të Suedisë për t’i bërë roje princit.