• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ushtarët spanjollë ndryshojnë gjininë për paga më të larta: Brenda jam lesbike…!

by Java News
09/03/2024 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Debati për identitetin gjinor dominon kudo, veçanërisht në Spanjë ku me socialistët në qeveri tema ndonjëherë merr edhe konturet e absurdit.

Çështja tashmë ka rënë në vëmendjen e ushtrisë falë ligjit të ri në lidhje me të drejtat transgjinore, i prezantuar në mars 2023, i cili thjeshtoi procesin e vetidentifikimit gjinor për këdo 14 vjeç e lart, duke eliminuar nevojën për t’iu nënshtruar vlerësimeve psikologjike ose mjekësore.

Në qytetin autonom të Ceutës, që ndodhet në pjesën veriore të Afrikës, ky legjislacion ka çuar në një situatë të paprecedentë siç raportohet nga New York Post; 41 burra kanë ndryshuar zyrtarisht gjininë e tyre nga mashkull në femër.

Ky ndryshim ishte vetëm nominal, por rezultoi në akses në një sërë avantazhesh ekonomike dhe logjistike të rezervuara më parë për gratë, si rritja e pagave dhe kushtet më të mira të jetesës.

Duke konfirmuar se me shumë gjasa është një truk për të pasur përfitime, vetëm katër prej tyre kanë ndryshuar ligjërisht emrin dhe pothuajse asnjëri nuk i është nënshtruar terapive hormonale apo fizike për heqjen e organeve gjenitale.

Tetari i ushtrisë Roberto Perdigones, për shembull, i tha gazetës spanjolle El Espanol se nga jashtë ndihej si një burrë heteroseksual, por nga brenda si një lesbike.

Ky tranzicion i garantoi atij jo vetëm një rritje rroge prej 15%, por edhe rritjen e përfitimeve të pensioneve, të gjitha politikat e paraqitura për të zbutur pabarazitë gjinore, por që falë ligjit trans, përfundojnë edhe në favor të burrave që ndihen zotërinj.

Në fakt, që kur bë “grua”, Perdigones pretendon se kishte një dhomë vetëm për vete me një banjë private (Unë nuk mund të qëndroj me burra pasi jam një grua dhe nuk e konsiderova të përshtatshme të qëndroja me gra biologjike), që të mund t’i rrisin flokët dhe të gëzojnë avancim më të lehtë në karrierë.

Për të mos përmendur ka shprehur synimin për të shfrytëzuar statusin e ri gjinor për të marrë një trajtim ligjor më të favorshëm në kërkesën për kujdestarinë e përbashkët të fëmijës së saj.

“Për ndryshimin e gjinisë, më thanë se më është rritur paga sepse gratë marrin më shumë për të kompensuar pabarazinë. Për më tepër, duke qenë nënë, marr 15% më shumë pagë”.

Ky trend ka ngjallur kundërshtime të forta nga kritikët politikë të qeverisë së majtë, të cilët i shohin këto zhvillime si shprehje të politikës “të zgjuar” dhe vënë në dyshim vërtetësinë e tranzicioneve gjinore, duke hipotezuar se ato mund të drejtohen nga interesa praktike dhe jo nga një sens real, të identitetit transgjinor.

Për më tepër, një rritje e mundshme e ndryshimit të gjinisë u parashikua edhe midis anëtarëve të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare, si një formë proteste kundër legjislacionit./m.j

Next Post
Kulluri reagon ndaj Bardhit: Zëdhënësi më i ri i “rrugicës”, kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Ndjehen komod si Rama…!

Kulluri me ironi: Mosbindja civile arriti suksesin më të madh! Rresht për një te Rama në Shkodër. Gazi para, kryebashkiakët prapa...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In