Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme dhe të papritura në luftën me Ukrainën, edhe pse shihej si një vend i ‘pamposhtshëm’.
Disa prej humbjeve kanë ardhur dhe për shkak të dorëzimit të vetë ushtarëve të Moskës. Kjo ka bërë që presidentit Vladimir Putin të marrë masa për të motivuar ushtrinë të luftojë.
Sipas Reuters, Putin ka nënshkruar një dekret që urdhëron pagesën prej 5 milion rublash për të gjithë familjet e anëtarëve të “Rojeve Kombëtare Ruse”, të cilët kanë humbur jetën ose janë plagosur rëndë në luftën në Ukrainë dhe Siri.
Kjo vlerë e përkthyer në dollarë, nënkupton që çdo familje do të marrë rreth 81 mijë dollarë.
/e.d