Ushtarët amerikanë kanë mbërritur në qytetin e Kobanës në veri të Siri për të trajnuar dhe asistuar luftëtarët kurdë në kuadër të ofensivave kundër grupit të Shtetit Islamik, bënë të ditur burime kurde.
Ushtarët amerikanë do të kenë si mision të plannifikojnë ofensiva kundër dy qyteteve të mbajtura nga Shteti Islamik, Jarablus dhe Raqa në veri, theksoi një burim i Njësive të Mbrojtjes së popullit kurd, milicia kryesore kurde siriane.
ATSH