• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i përgjigjet akuzave të ministrit Lavrov: Rusia, kërkon eliminimin tim

by Java News
18/02/2022 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sergery Lavrov ministër i punëve të jashtme të Rusisë, po tenton të përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën, në konfliktin me Ukrainën.

Në një intervistë për televizionin Russia Today,  Lavrov deklaroi se “ kemi informacione që sugjerojnë se mercenarë nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnja po rekrutohen për tu  dërguar në zonën e Donbass”.

Shkak për këtë deklaratë të Lavrov është intervista në Top Channel e dy javëve më parë nga ish ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë.

Ai është larguar nga ushtria shqiptare dhe vendimi i tij për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase është tërësisht privat dhe individual. Sakaq, pas kësaj interviste në Top Channel prokuroria e Elbasanit ka nisur një procedim penal ndaj Emanuel Bazanjit, bazuar në ligjin e vitit 2014 për pjesëmarrësit, në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, Emaniuel Bazanji nëse do të shpallet fajtor për këtë vepër penale rrezikon 10 deri 15 vite burg. Ky zhvillim që me sa duket nuk ka mbërritur ende në Moskë hedh poshtë pretendimin e Sergey Lavrov, se edhe nga Shqipëria janë duke u rekrutuar mercenarë për t’i çuar në Ukrainë.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu,  e pyeti Emanuel Bazanjin për këtë deklaratë të ministrit Lavrov. Ai bëri këtë koment:

“ Nuk më bën aspak përshtypje kjo deklaratë. Ka një muaj që televizionet ruse publikojnë foton time duke përdorur epitete të ndryshme. Unë nuk jam mercenar siç pretendon Rusia. Kam ardhur në Ukrainë përpara dy vitesh dhe jam pranuar në ushtrinë e Ukrainës përmes të gjithë procedurës, që atëherë dhe jo ditët e fundit” tha Bazanji.

Ndërsa për hetimin e iniciuar nga prokuroria e Elbasanit, Emanueli dha për Top Channel këtë koment.

“Duhet të kuptoni se unë jam subjekt eleminimi nga Rusia. Këtë çështje e kam biseduar me komandantët e mi këtu. Uroj që me veprimet e saja ndaj meje drejtësia shqiptare mos të duket nesër si pro-ruse. Jam përkrah ushtrisë së Ukrainës jo si njeri ilegal por përmes të gjithë dokumentacionit të duhur. Këtë çështje ia kam lënë ta zgjidhë qeveria e këtushme me atë shqiptare” deklaroi Emanuel Bazanji.

Sikurse shumë ushtarakë nga 27 vende të Botës, shqiptari Emanuel Bazanji është pjesë e Legjionit Gjeorgjian ku po qëndrojnë të gjithë të huajt të cilët i janë bashkuar ushtrisë së Ukrainës./m.j

 

Next Post
Shtyrja e vendimit për negociatat, Pollo: Shkak krimi qeveritar, Bushati të dorëhiqet

Sa bashki fitojnë kandidatët e Berishës? Si përgjigjet Genc Pollo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In