• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushtarakë në Rezervë, prezantojnë librin “Rrugëtimi për në CIOR”. Kodheli: Kontributi juaj, i rëndësishëm

by Aalison Pearse Stevens
13/09/2016 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nën kujdesin e Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, u botua libri “Rrugëtimi për në CIOR” (Konfederata Ndërkombëtare e Oficerëve në Rezervë) i autorëve Zyhdi Kroj dhe Fiqiret Doda. Në promovimin e librit morën pjesë: ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, ushtarakë dhe ushtarakë në rezervë.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, pasi  falenderoi organizatorët për ftesën, u shpreh: “Ne sot kemi filluar të rindërtojmë. E kemi filluar me Vlorën, do të vazhdojmë me Tiranën, Durrësin, Shkodrën dhe me gjithë kryeqendrat e qarqeve në Shqipëri dhe po rikthejmë pranë jush zyrat e përfaqësive të ushtarakëve rezervistë në të gjithë vendin”.

Në vijim, ministrja Kodheli u shpreh se nga tranzicioni i pas viteve 90’, FA për shkak të ndryshimit të sistemeve  ushtarakët ishin njerëzit më të prekur nga reformat.  “Qeveritë ndërrojnë, sistemet ndërrojnë për të përmirësuar atë çka është bërë keq apo atë çka është bërë pjesërisht apo atë që nuk është bërë fare. Gjërat nuk bëhen menjëherë më një të rënë të lapsit. Askush nuk e ka shkopin magjik.

Por e rëndësishme është që kthimi në vëmendje i asaj çfarë ju përfaqësoni dhe asaj çka mund t’i jepni atdheut akoma. Kjo është ajo që, personalisht unë ashtu si edhe kolegët e mi, ashtu si qeveria, duhet ta ketë  më shumë se sa parasysh”.

Më tej gjatë fjalës së saj, ministrja Kodheli, duke u ndalur tek rëndësia e ushtarakëve në rerzervë, theksoi se në fund të ditës ajo çfarë duhet të ndajmë bashkarisht,  nuk ka të bëjë me faktin nëse jeni pjesë apo nuk jeni pjesë e asaj organizatës, por ka të bëjë me atë çfarë ju mund t’i jepni akoma shoqërisë shqiptare, për ta pasur atdheun tonë të dashur të përbashkët më të sigurtë.

Një rëndësi të veçantë, znj. Kodheli i kushtoi organizimit mbi bazë qarqesh siç kanë qenë dikur të organizuar dhe me eksperiencat që ushtarakët rezervë kanë të mundësojnë nesër një prezencë të tyre më të madhe sa herë që është e nevojshme.

“Në këtë mënyrë, ju më të parët, të gjithë ata që e ndiejnë veten fizikisht mirë, mendërisht akoma më mirë, aktiv për të dhënë në shoqërinë shqiptare të mund ta bëni këtë prezente sa herë që kjo ju kërkohet dhe këtë ta bëjmë bashkarisht”, theksoi Ministrja.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Kodheli u shpreh: “Unë ju ftoj të gjithë ju që të punojmë sëbashku për të marrë më të mirën prej jush. Unë ju siguroj si Ministër që keni vëmëndjen time personale, të stafit që unë drejtoj, po flas këtu edhe në emër të gjeneral Bazos dhe Shtabit të Përgjithshëm, që bashkëpunimi do të vazhdojë të rritet”.

IMG_0002IMG_0028IMG_0036IMG_0041IMG_0043IMG_0062IMG_0071IMG_0075

Next Post
Ambasada e SHBA; “Pyesni Konsullin”,për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë

Ambasada e SHBA; “Pyesni Konsullin”,për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje, paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje, paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In