• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimet më të mira për një kujtesë afatgjatë

by Java News
12/12/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kujtesa që të jetë e shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen. Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë:

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alzhajmerit. Për më tepër omega-3, ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.

Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksidantësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alzhajmer dhe parkinson.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

Këto janë disa nga produktet ushqimore që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj nëse dëshironi që të keni një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
New York Times: Ti je gënjeshtar President Donald Trump

Postimi i Trump në Twitter që kushton 2 mld dollarë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

Fëmijët shfrytëzohen për punë, Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

February 28, 2026
Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria. Policë në shumë institucione dhe rrugët e Tiranës

February 28, 2026
Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

Goditet me dron Aeroporti Ndërkombëtar në Kuvajt, IDF: Kemi eliminuar disa figura të Iranit!

February 28, 2026
Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

Si të bëni rivlerësimin e pasurisë? Mund të zgjidhni mes tarifës minimale në e-Albania dhe vlerësuesit të certifikuar

February 28, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In