• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ushqimet ideale për t’i dhënë ngjyrë lëkurës pa u djegur nga dielli

by Aalison Pearse Stevens
18/07/2016 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gotë verë, një pjatë peshk dhe shumë domate. Kjo menu e re do të bëjë që të dobësoheni duke ruajtur lëkurën tuaj nga djegia e diellit. Thuhet shpesh që ruajeni lëkurën duke ngrënë fruta dhe perime me ngjyrë portokalli që t’i japë ngjyrë lëkurës. Është shumë e vërtetë. Vazhdoni ta bëni këtë edhe në vazhdim. Betakaroteni që ato përmbajnë do t’ju ndihmojë të prodhoni më shumë melaninë dhe të merrni ngjyrë argjendi.

Por nëse këtyre ushqimeve do t’i shtonit një menu të pasur me vitamina dhe minerale, do t’i bënit një dhuratë më shumë lëkurës tuaj: do ta mbroni nga veprimi djegës i rrezeve ultra të kuqe. Dielli na bën të stresohemi, pasi çon në plakjen e lëkurës.

Në këto raste ju propozojmë një menu të veçantë. Është gjithashtu dhe shumë e shijshme. Mund dhe ta aplikoni gjatë gjithë verës: bëhet fjalë për një dietë të lehtë dhe të shijshme. Duke hequr dorë nga buka dhe duke eliminuar vajin e ullirit mund të humbisni deri në 3 kile në muaj.

VITAMINAT E NEVOJSHME

Cilat ushqime duhen përdorur për të marrë vitamina? Si fillim kemi domatet. Nëse i përdorni shpesh përbëjnë kurën e duhur për lëkurën. Sepse janë të pasura me vitaminë A. Atëherë përdorini pa problem, si të papjekura mirë ashtu edhe të pjekura shumë. Ato rekomandohen kryesisht kur jeni në det, mund t’i konsumoni në plazh se janë të pasura dhe me ujë dhe i japin një shkëlqim lëkurës. Nuk duhet të mungojnë dhe specat që të shoqëruara me fruta të tjera si kivi, pjeshkë, luleshtrydhe përbëjnë dietën ideale, dhe e mbrojnë lëkurën nga plakja.

Gjithashtu dhe drithrat të kombinuara me sallatë jeshile ose spinaq janë shumë të mira për shtimin e hekurit në gjak.

PROTEINAT E LEHTA

Në këtë dietë duhet të jetë çdo ditë i pranishëm peshku. Një ushqim i pasur me proteina. Ndikon shumë në dobësim, ka mundësi dhjetë herë të ndikojë më shumë në humbjen e kileve se sa mishi. Peshku ndikon në krijimin e një ekuilibri natyral të organizmit, ta mbrojë lëkurën, dhe të krijojë një shkëlqim dhe elasticitet të saj. Pa harruar që ai ndikon dhe në një qarkullim më të mirë të gjakut. Mbi të gjitha, peshku është i pasur me lëndë minerale që vonojnë procesin e plakjes : nga Jodi, që ndikon në metabolizmin, tek zinku që forcon mbrojtjen imunitare, tek silici që plotëson veprimin mbrojtës të epidermës.

FRUTA DHE PERIME ME NGJYRË

Jo të gjitha perimet janë njësoj, disa janë më të pasura me vitamina dhe kështu do të rekomandoheshin për tu përdorur më shumë në menunë tuaj. Por si duhet ta bëni zgjedhjen tuaj? Është zbuluar se sa më e theksuar të jetë ngjyra e një ushqimi aq më i pasur është ai me vitamina dhe lëndë minerale. Atëherë, kur bëni pazarin përveç se të shikoni sa të freskëta janë frutat dhe perimet tashmë vështroni edhe ngjyrën e tyre. Për shembull preferohen më shumë domate me ngjyrë të kuqe të thellë se sa ato me ngjyrë të hapur, bizele me ngjyrë jeshile të thellë se sa të bardha.

BW/d.i.

 

Next Post

Kryetari i PD, Lulzim Basha: Meta është tashmë në një linjë me PD-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

Rrezik për sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon Qeveria: Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In