Prof. Pandi Zdruli, CIHEAM Istituti Agronomik Mesdhetar i Barit, Itali
Debati i madh qe ka shperthyer ne Shqiperi per fondet e USAID-it eshte i drejte dhe ja vlen te behet. Per sa i perket dhenies, zmadhimit, zvogelimit apo ndalimit te tyre kjo nuk eshte dicka e re per Ameriken. Duke qene se kam jetuar ne Washington DC gjate periudhes 1993-1998 kujtoj se ne ate kohe ka qene nje senator shume i fuqishem ne Kongresin amerikan, quhej Jessy Helms dhe ishte senator i shtetit te Karolines se Veriut. Helms e filloi karieren e tij si demokrat dhe e mbylli si republikan deri sa vdiq ne moshen 86 vjecare pa u larguar as nje dite nga Kongresi. Helms drejtonte komisionin e puneve te jashtme ne kongres dhe ishte nje kritik i papare i Departamentit te Shtetit dhe USAID. Thuhej se kur Helms teshtin te dy si departamenti ashtu dhe USAID i zinte gripi. Ne nje nga fjalimet e tij ne kongres ai tha se Afrika ku shkonte nje pjese e madhe ndihmave amerikane ishte si nje fuci pa fund ku fondet futeshin nga siper fucise por nuk dihej se ku shkonin.
Kjo hapi nje debat te madh dhe revista US News and Word Report beri nje investigim per te pare si ishte gjendja. Por ajo qe doli ishte se vetem ne shtetin Karolines se Veriut nga vinte Helms ishin mbi 400 ente qe perfitonin nga kontrata te tilla (universitete, qendra kerkimore shkencore, NGO, kompani konsulence, dhe sektori privat). I binte qe gati 60% e buxhetit total te ndihmave shkonin tek keto ente. Pa le pastaj qe edhe rrogat e stafit amerikan ne keto projekte ishin 10 here me te larta se personeli vendas ne projekt. Nga eksperienca personale di te them qe ne as nuk mund te fluturonim me kompani jo amerikane, te gjitha materialet duhet te bliheshin vetem ne firma amerikane, bile edhe qendrimi ne vende te tjera jashte Amerikes duhej te behej ne hotele amerikane, dhe vetem kur nuk kishte te tilla, mund te flihej diku tjeter.
Me sa kujtoj, te gjitha projektet e bujqesise dhe mjedisit te USAID neper bote gjithmone koordinoheshin nga ente amerikane, sidomos universitete, te cilat konkuronin ashper me njeri tjetrin per fonde te tilla. Profesori im kishte fituar nje projekt 10 vjecar per studimin e tokes ne shkalle globale me nje shume prej 10 milion dollare dhe duhej te shpenzonte cdo vit 1 milion dollare, ne te kundert projekti rrezikonte te mbyllej. U be nje pune kolosale ne drejtim te studimit te tokave ne shume vende perfshire edhe Shqiperine. U mblodhen mijra mostra toke dhe te gjitha u derguan ne laboratorin qendror te Ministrise se Bujqesise te SHBA ne Lincoln Nebraska ku jane edhe sot. Vetem studimi, pergatitja e mostrave te tokes ne terren dhe dergimi i tyre me avion ne SHBA kushtonte 4,000 dollare. Pra ishte nje investim global qe krijoi nje database gjigande te dhenash, por edhe kjo e vendosur ne Amerike. Perfitimi i vendeve ku u be studimi ishte kryesisht ne drejtim te kualifikimin te stafit lokal.
E thene ndryshe i bie qe pothuaj gjysma e atyre gjysem miliard dollareve te dhena per Shqiperine per periudhen 30 vjecare nga hapja e zyrave te USAID ne Tirane mund te kete shkuar mbrapsh ne Amerike.
A kane qene te sukseshem investimet e USAID ne Shqiperi? Nuk mund te flas per sektore qe jane jashte fushes se bujqesise dhe sidomos per ato te viteve te fundit. Por duhet thene se kur ne 1991 kur USAID hapi zyren ne Tirane, Didi Blaine, qe shume nga moshataret e mij e mbajne mend mire ishte teper e gatshme per te dhene ndihmen e saj. Ishte koha kur per here te pare ne Shqiperi erdhi IFDC-ja (International Fertilizer Development Center) qe ka qene shume e sukseshme ne punen e saj pasi ngriti nga hici nje rrjet teper funksional te operatoreve vendas (AFADA) qe sillnin plehrat kimike ne Shqiperi, e me pas edhe inpute te tjera, ne nje kohe qe bujqesia jone ishte teresisht e shkaterruar. Shefi i IFDC ne Shqiperi Dr. Ray Diamond, nje njeri me shume pak fjale e pune plot eshte edhe nderuar me vone nga nje president i Republikes te Shqiperise per kontributin e tij.
Nuk mund te them te njejten gje per projektin SARA (Strengthening Agricultural Reserach Area) te koordinuar nga University of Virginia dhe te investuar perseri nga USAID. SARA beri nje reformim te Universitetit Bujqesor te Tiranes (UBT) por shkaterroi institucionet kerkimore shkencore te Ministrise se Bujqesise si Institiuti i Studimit te Tokave ne Tirane, Instituti i Perimeve dhe Patates po ne Tirane, Instituti i Misrit dhe Orizit ne Shkoder dhe Instituti i Kerkimeve Bujqesore ne Lushnje qe kishin krijuar nje histori te cmuar kerkimi ne fushat perkatese, perpos veshtiresive dhe mungesave te kohes. Vetem Instituti i Kerkimeve Veterinare (IKV) i shpetoi ketij ndryshimi. SARA u bazua ne pervojen e universiteteve amerikane ne fushen e bujqesise (land grant universities) te cilat vertet kane nje pervoje shumevjecare ne sherbimin e ekstensionit por e transferoi kete pa sukses ne Shqiperi dhe ne fakt UBT asnje here nuk mundi te luaje nje rol tille pervec objektivit te tij kryesor qe eshte mesimdhenia. Krijimi i Qendrave te Transferimit te Teknollogjive Bujqesore (QTTB) dhe roli i tyre ne drejtim te konsulences te fermereve mbetet akoma nje ceshtje qe duhet forcuar me tej dhe efikasiteti i tyre duhet matur me rezultate konkrete.
Shume projekte te tjera te USAID kane pasuar ne Shqiperi ne fushen e bujqesise por nuk mund te flas per efikasitetin e tyre.
A ka te drejte presidenti Trump te kerkoje si shpenzohen fondet e USAID? Pa tjeter dhe askush nuk e kundershton dicka te tille. A do te rihapen keto fonde ose nepermjet USAID apo ndonje nje forme tjeter. Une mendoj se po. Amerika nuk mund te rrije larg botes dhe te mbyllet ne vet vete. Kjo ka ndodhur vazhdimisht (shiko Gazen se fundi) dhe kjo do te ndodhe perseri pervec retorikes America first. Dhe ne fund te fundit meqe gjysma e ketyre parave gjithesesi kthehet ne Amerike pa tjeter qe do te ndodhe. Shume nga ata qe perfitojne prej tyre jane edhe votues te Trump.