• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Us Open/Serena Williams gjobitet me 17 mijë dollarë

by Java News
10/09/2018 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serena Williams është gjobitur me 17 mijë dollarë për shkak të thyerjes së rregullave në finalen e US Open kundër japonezes Naomi Osaka.

CNN raporton se gjyqtari i US Open Brian Earley ka gjobitur me 4 mijë dollarë për shkelje të rregullave kundër trajnerit rival, e me 3 mijë dollarë të tjerë për abuzimin me raketen e saj, dhe 10 mijë dollarë për abuzim verbal, transmeton Koha.net.

Naomi Osaka u bë japonezja e parë që shpallet kampione në një Grand Slam, pasi e mposhti mes polemikash tenisten amerikane, Serena Williams 2:0 në sete, 6:2 dhe 6:4, në finalen e US Open.

Amerikania Williams fillimisht u dënua pasi u thye një rregull nga trajneri i saj.Me Osakan që e kontrolloi meçin në setin e parë, gjyqtari portugez Carlos Ramos e qortoi Williamsin dhe i dha 23-herë kampiones në Grand Slame dënim në gemin e dytë të setit të dytë, pasi trajneri duke iu drejtuar trajnerit të Williamsit, Patrick Mouratoglu, kishte bërë shenja me dorë.

“Nëse ai e ngre gishtin lart, ai më thotë që unë të vazhdoj tutje. Nuk kemi ndonjë kod dhe e di se ju nuk e dini këtë, dhe e kuptoj se ju mund të mendoni se unë po marr instruksione, por jo, nuk gënjej që të fitojë, më parë do të humbja, vetëm po ju bëj me dije”, i tha Williams gjyqtarit pasi iu afrua afër, transmeton KTV.

Tjetër dënim për Williamsin ishte pikë e vlefshme, pasi e përplasi reketin e saj në tokë, dhe në 5:3 iu dha avantazhi kundërshtares së saj për shkak se Serena e sulmoi verbalisht gjyqtarin Ramos, duke e akuzuar atë se është gënjeshtar dhe hajn, pasi sipas saj, i kishte vjedhur pikë.

“Më keni borxh kërkim faljeje, nuk kam vjedhur asnjëherë në jetën time. Kam një vajzë dhe e di se çfarë është e drejtë për të, por unë asnjëherë nuk kam gënjyer dhe ju më keni borxh kërkim faljeje. Ju kurrë, kurrë nuk do të jeni më në të njëjtën fushë ku jam unë deri sa ti do të jesh gjallë. Ti je gënjeshtar. Dhe ju më vodhët një pikë mua”, vazhdoi Serena e inatosur.

Ky avantazh i dha 20-vjeçares Osaka mundësinë të jetë më e qetë dhe të arrijë fitore historike.

Më vonë, Mouratoglou e pranoi se ai mundohej që t’i jepte Williamsit instruksione me sinjale të dorës nga vendi ku ishte i ulur, por e akuzoi edhe trajnerin e Osakas, Sascha Bajin, për të njëjtën gjë.Duke qëndruar në podium teksa e priste trofeun dhe çekun prej 3.8 milionë dollarëve, Osaka dëgjonte vetëm vërshëllima nga tifozët që e nxirrnin jashtë frustrimin me gjyqtarin Ramos.

“E di se të gjithë këtu bënin tifo për Serenan dhe më vjen keq që përfundoi kështu. Dua vetëm t’ju falënderoj të gjithëve që na keni shikuar. Ka qenë ndjenjë e mirë të luaj me Serenan në finalet e US Open, dhe jam shumë mirënjohëse dhe e lumtur që e pata rastin të luaj kundër teje”, tha në fund japonezja Osaka, kurse deklarata e williamsit kishte të bënte që Osaka të mos vërshëllehej.Kjo finale e humbur bëri që Williams të mos e barazojë rekordin e 24 Grand Slameve të fituara, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
“A filloi Revolucioni që premtoi PD në shtator? Apo do të jetë në 2019?”

"A filloi Revolucioni që premtoi PD në shtator? Apo do të jetë në 2019?"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

Sulmet në Lindjen e Mesme, shkon 85 numri i viktimave në shkollën iraniane të vajzave

February 28, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Ministria e Jashtme: Ambasada në Abu Dabi, në dispozicion të shqiptarëve rezidentë

February 28, 2026
LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

LIVE! Pa podium e pa fjalime, nis marshimi i opozitës nëpër Tiranë; 1500 policë në terren

February 28, 2026
Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

Tabaku: Rama e ndryshoi qeverinë se u tremb nga protestat tona!

February 28, 2026
Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

Pas bazave amerikane, Irani godet Izraelin dhe Bregun Perëndimor

February 28, 2026
Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

Dy të plagosur me thikë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar

February 28, 2026
Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

Opozita, protestë-marshim nëpër Tiranë! Berisha pritet nga militantët në selinë blu

February 28, 2026
Plani për Gazën-Netanyahu udhëton drejt SHBA-së më 28 dhjetor, pritet nga Trump

Netanyahu bisedë telefonike me Trump pas sulmeve ndaj Iranit, ja çfarë diskutuan

February 28, 2026
Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

Kroçera “Adora Flora City” në maj do realizojë testin në det

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In