• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Urrejtja nuk është instrumenti i duhur për të shpjeguar e për të ndryshuar politikën

by Lorenc Vangjeli
31/12/2022 16:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Festa e fundvitit është një moment kur edhe vetë hipokrizia nuk duket mysafir aq i lig sa e dëshmon zakonisht morali. Hapësira e pafundme e internetit, rrjeteve sociale dhe linjave telefonike, përmbytet nga një rrebesh i pandalshëm urimesh, ku secili shndërrohet në pak prift e pak hoxhë, që uron mirësi, mbarësi dhe sukses edhe në adresa ku gjatë gjithë ditëve të vitit ka dërguar lumenj mllefi, vreri, helmi dhe mallkimesh. Në një 24 orësh të vetëm duket se të gjithë janë shndërruar si me magji dhe se mbi tokë ka mbërritur mbretëria e paqes, harmonisë, respektit reciprok e bashkëjetesës mes të ndryshmish që ndjehen të barabartë përpara tryezës së festës.

Lehtësia e “Send to all” e mesazheve, i jep një përmasë të pafundme urimeve dhe tejkalon çdo kufi, bën bashkë të panjohur në dëshirën për mbarësi dhe shkëmben falas buzëqeshje edhe pa përdorur mimikën vetjake.
Edhe ky vit nuk bën diferencë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Nën shenjën e paqes së instaluar nën komandën e figurës fantastike të Plakut të Vitit të Ri, të gjithë ndjehen më të mirë dhe luftojnë që të zvogëlojnë sa të mundin kufijtë e të ligës. Edhe kur nuk e kuptojnë se janë duke bërë pikërisht një gjë të tillë.

Eshtë e vështirë të bëhet një bilanc për Shqipërinë e vitit 2022. Një palë thotë se e ka çuar Shqipërinë në Hënë, pala tjetër betohet se e ka zhytur vendin në një humnerë më të thellë se rruga deri në Hënë. Çdo kthim pas i kokës, bën që ky vit, si të tjerët mbas tij, të duket i pafundëm, me një mori ngjarjesh e personazhesh, që ngjajnë me njëri-tjetrin si pasqyra me pasqyrën, me një kaçurrel kacafytjesh dhe betejash të pandërprera, të mjafta për t’i shkuar deri në fund volumit të një libri historie. Por duke u ngritur mbi përditshmërinë e këtij viti, mbi pezmet e rënda dhe shpresat e zhgënjyera, mbi suksese të ndodhura vërtet apo llahtara të imagjinuara, duke ju shmangur jehonës shurdhuese të së përditshmes, edhe ky ishte një vit i zakonshëm. Një vit krejt i zakonshëm shqiptar. I mjaftë për të bërë më të moshuar secilin qytetar të atdheut, për të sjellë në jetë qytetarë të rinj të tij apo për të përcjellë të tjerë në ikjen pa kthim. Nga lartësia e 31 dhjetorit, 1 janari i këtij viti duket shumë larg, por në jetën e kombit, ai është më pak se një hapjembyllje sysh.

Ky çast sa një hapjembyllje sysh, është shenjuar si shumica dërmuese e këtyre viteve nga urrejtja. Nga urrejtja si instrument i mbijetesës dhe mjet i komunikimit. Dy shqiptarë i zënë njëri-tjetrit rrugën në semafor dhe e humbasin të dy të drejtën për të kaluar. Ata detyrohen të presin edhe më gjatë aty në rastin më të mirë, nëse ndërkohë nuk kanë hapur xhamat e makinave dhe janë ndeshur sikur të ndanin kufijtë e botës me njëri-tjetrin. Po ata të dy, grinden me rojen e spitalit që nuk i lejon të shohin të afërmin e tyre dhe janë gati ta bëjnë atë vetë për spital nëse nuk ju hap udhën. Nga ky skaj fundor i shoqërisë, në sallën e parlamentit, mbas paradës vanitoze të hyrjedaljes së baballarëve dhe mamallereve të kombit, duelet vazhdojnë si në filmat e Sergio Leones. Të gjitha palët e përdorin urrejtjen dhe tërbimin mbi të ndryshmin si mjetin e vetëm drejt suksesit. Dhe kjo është drama kombëtare që Shqipëria po përjeton që kur është bërë shtet dhe kur e qeverisin shqiptarët dhe që kur nuk mund të fajësojmë të huajt për dobësitë lokale.

Mirësjellja si dobësi dhe arroganca si autoritetet, gënjeshtra si art të mençurisht dhe e vërteta si ves budallenjsh, forca si argument dhe argument si pamjaftueshmëri, paraja e pistë si mjet për t’u shndërruar në elitë dhe mendja e lirë si mëkat i pafalshëm, varfëria si krim dhe prostitucioni banal si shenjtëri morali, mosmirënjohja si tempull dhe besnikëria si mall pa vlerë, dhe janë kokëpërmbysja dramatike e vlerave që po humbasin me shpejtësi, po shndërrojnë shoqërinë deri në pikën ku ajo të mos njohë më vetveten. Deri në pikën e moskthimit.
Fatmirësisht ka ende mundësi, ka shumë mundësi sepse ata që vendosin mbi fatin e kombit janë të përkohshëm dhe vetë kombi është i përhershëm përballë tyre.

Ndoshta vlen që në 24 orëshin që kapërcen shifrat në kalendar, secila qelizë e shoqërisë, në vend të mesazheve hipokrite “Send to All”, të mendojë një çast të vetëm se urrejtja nuk është instrumenti i duhur për të shndërruar këtë vend e për ta bërë më të mirëjetueshëm për të gjithë. Dhe sado paradoksale të duket, sado patetike të tingëllojë, dashuria është mjeti i vetëm për ndryshim, është shansi i vetëm që edhe vetë hipokrizia të mos jetë aq e ligë sa e quajnë librat e shenjtë. Dashuria vlen qoftë dhe për të bërë punë të vogla në këtë vend të munduar kaq shumë nga ligësia dhe makutëria. Duke nisur nga politika.

 

Next Post
“Kur të vish mos fol me këmbë hapur”/ Olta i kërkon sqarim Luizit: Ke bërë një batutë të tmerrshme seksiste. Kërko falje

“Kur të vish mos fol me këmbë hapur”/ Olta i kërkon sqarim Luizit: Ke bërë një batutë të tmerrshme seksiste. Kërko falje

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Zotni Vangjel, ju uroj gezuar e për shumë vite, të jetosh me vitet që vijnë.
    Sa për artikullin tuaj, seicili, sipas shijeve e mentalitetit, formimit dhe indoktrinimit, le ta lexojnë, kuptojnë e i terpretojnë si tu a kercasë kokrra e qejfit.
    Ju si media, e keni kryer në persosuri punën tuaj, duke u munduar të ndriçoni edhe ata që “u ka zënë leshi sytë”, por kur je mushkë dhe magjar, sipas metodologjisë popullore, i takon të hashë “shkop”, i cili, ka dalë nga xheneti, në rastet që duhet dhe kur duhet, si për shembull, dorezimi i mandateve dhe zëvendësimi i tyre nga lojtaret e stolit, ishte një shkop demokratik.
    Gjithsesi, uroj mbaresi për ju dhe kolegët tuaj të mirë.
    Përshendes me shumë konsiderate.

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Zotni Vangjel, ju uroj gezuar e për shumë vite, të jetosh me vitet që vijnë.
    Sa për artikullin tuaj, seicili, sipas shijeve e mentalitetit, formimit dhe indoktrinimit, le ta lexojnë, kuptojnë e interpretojnë si tu a kercasë kokrra e qejfit.
    Ju si media, e keni kryer në persosuri punën tuaj, duke u munduar të ndriçoni edhe ata që “u ka zënë leshi sytë”, por kur je mushkë dhe magjar, sipas metodologjisë popullore, i takon të hashë “shkop”, i cili, ka dalë nga xheneti, në rastet që duhet dhe kur duhet, si për shembull, dorezimi i mandateve dhe zëvendësimi i tyre nga lojtaret e stolit, ishte një shkop demokratik.
    Gjithsesi, uroj mbaresi për ju dhe kolegët tuaj të mirë.
    Përshendes me shumë konsiderate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
Krimet zgjedhore, Dumani bën bilancin: Strategjia ka pasur efekt parandalues, 193 kallëzime

Rreth lajmit që Altin Dumani po vjen në Kosovë

January 10, 2026
Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

Moti i keq në Gjirokastër, disa njësi të qarkut ende pa energji elektrike. Rënia e inerteve bllokon rrugën…

January 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi për sot/ Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes…

January 10, 2026
Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

Zbulohet magazina ku stampoheshin veshjet kontrabandë me logo false/ Arrestohet shtetasi turk, një tjetër në kërkim.. (EMRAT-VIDEO)

January 10, 2026
‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

‘Ka qenë në krye të detyrës’, familjarët e punonjësit që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës: Po mblidhte plehrat me ujin deri në gju! VIDEO

January 10, 2026
VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

VIDEO-Momente paniku në Rrugën e Kombit, digjet traileri me naftë

January 10, 2026
Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

Përmbytjet në Durrës/ “Të dy hidrovorët në punë”, Sako i përgjigjet akuzave të opozitës: Nëse s’do funksionin situata do ishte më e vështirë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In