• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urimi pa sens i Berishës / E quan 2016-ën vitin më të zi, por harron skandalet e tija

by A R
01/01/2017 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sali Berisha në urimin e tij për Vitin e Ri është marrë më shumë me 40 muajt e qeverisjes së majtë të kryesuar nga Edi Rama. Madje ka mundur të artikulojë dhe faktin se viti që sapo mbyllëm është viti më i zi për shqiptarët që nga koha e diktaturës.

Berisha si pa dashje ka kaluar dhe vjedhjen e votave dhe rrahjen e opozitës në maj 1996, dhe tragjedinë e piramidave të vitit 1997 ku humbën jetën mbi 5 mijë njerëz të pafajshëm, dhe grushtin e dështuar të shtetit më 14 shtator 1998, dhe sulmin ndaj institucioneve më 2000, dhe vjedhjen e Rrugës së Kombit,dhe shpërthimin shtetëro të “Gërdec” ku u vranë nga Shkelzeni i tij 26 vetë dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, dhe 21 janarin 2011 ku u vranë në mes të bulevardit katër protestues të pafajshëm.

Berisha bën një kapërcim të fortë pothuajse mbi 20 vitesh për të ardhur te viti 2016.

Po citojmë postimin e plotë të Berishës në rrjetin social:

Gezuar Vitin e Ri 2017! Me kete rast une nga zemra dua t’ju uroj ju, dhe mbare shqiptareve, miqve te tyre kudo ne bote, nje Vit te Ri plot shendet, mbaresi, gezime dhe suksese. Nje vit me ndryshime te medha per mire dhe fitore!

Te dashur miq, ne mbyllem dje jo vetem vitin 2016 por dhe 40 muaj te mandatit te rekordeve me te zeza, mashtrimeve me te medha, deshtimeve me te thella.

Qe nga kohe e diktatures, Shqiperia, si kete vit, kurre nuk ka qene e damkosur nga rekorde kaq te zeza si:

– vendi me i korruptuar Europes,

– si Kanabistan apo Kolumbia e saj per drogen dhe trafikun

– vendi i dyte ne bote per braktisjen nga qytetaret e saj dhe i pari ne Europe per kerkesat per azil politik

– vendi i deputeteve, zyrtareve te larte vrases, trafikante, etj…

Ne mbyllim vitin 2016 dhe katervjeçarin si njerezit me te mashtruar e per rrjedhoje shpresevrare, me te zhgenjyer por dhe me te poshteruar te Europes.

Sot pas kater vitesh qeverisje te gjitha premtimet elektorale te Edvin Kristaq Rames per te cilat ai u votua, si:

– sherbimi shendetesor falas, arsimi falas,

– ulja e taksave per 95% te shqiptareve,

– heqja e TVSH per ushqimet baze dhe energjine elektrike,

– rritja e rrogave dhe rroga e 13-te,

– 3 pensione shtese,

– 5-fishim i fondeve per fshatin etj etj, jane vetem disa nga dhjetra mashtrimet e medha te njeriut qe nuk skuqet dhe as nuk zverdhet nga mashtrimet e tij.

Ky vit ishte si nje kupa e zeze ne zinxhirin e deshtimeve me te thella ne te gjitha fushat.

Deshtimet e medha ekonomike shkaktuan dhimbje tejet therese te qytetaret, ngrine rrogat, rriten me 12% pra ne 74% borxhin, shkaterruan dhjetra mijra vende pune, larguan investitoret e huaj nga Shqiperia dhe se bashku me ta miliarda e milarda euro kapitale.

Ne Shqiperi zhvillimi ka ndaluar. Ne kater vite, sipas librave te thesarit jane investuar mbi 2.3 miliarde euro por deri sot nuk ka perfunduar asnje km rruge, shkolle e re, spital, ujesjelles apo kanalizim. Nderkohe po ju rikujtoj se me 2.3 miliard euro jane ndertuar rruga e Kombit, autostradat Ibe-Elbasan; Lushnje – Fier; Levan-Vlore; Levan-Tepelene-Gjirokaster; Shkoder – Han i Hotit, Korçe – Qaf-Plloçe, Rruga e Bregut dhe 32 km te rruges se Arbrit.

Ne rrafshin social piktori deshtak me pseudoreformat e tij ka realizuar:

– ngrirjen e rrogave,

– shkaterrimin e dhjetra mijra vendeve te punes dhe

– mijra e mijra bizneseve

– rriti varferine ekstreme nga 1.06 ne 4,7% pra rreth 4 here dhe zhyti ne varferi te moderuar mbi 47% te shqiptareve.

Por po kaq te medha ishin deshtimet politike keto kater vjet. Ne mbyllim vitin dhe katervjeçarin me:

– refuzimin nga BE, per shkak te Edi Rames, te hapjes se negociatave dhe mjerisht si:

– vendi i pare, nder 60 vende kandidate, per rivendosjen e vizave nga BE,

– marredheniet me fqinjet jane me te merdhiturat qe nga koha e Luftes se Ftohte.

Prandaj ju ftoj sonte te dashur miq, qe rekordet e zeza te vitit 2016, dhe te kater viteve qe leme pas, mashtrimet e medha te Edvin Kristaq Rames, deshtime e tij te thella t’i kthejme ne nje thirrje te fuqishme per ndergjegjen tone, ne betim solemn per te shnderruar vitin 2017 ne vitin e shpreses, ndryshimit te madh dhe fitores!

BE dergoi nje mesazh te qarte per shqiptaret se

– me Edi Ramen nuk hapen negociatat dhe se

– rikthimi i vizave eshte shume i afert!

– Perveç ketyre, deklaratat e turpshme te Edvin Rames, te bazuara ne korrupsionin politik, kunder Presidentit te zgjedhur te SHBA Donald Trump perbejne nje damke te zeze ne marredheniet tona me aleatin dhe mikun tone kryesor.

 Prandaj ju ftoj te dashur miq, qe te shnderojme 2017 ne vitin e shembjes se mureve te krimit, droges dhe korrupsionit qe na ndajne nga Europa, ne vitin e

marredhenieve te shkelqyera me administraten e Presidentit Donald Trump dhe SHBA!

Une nga zemra uroj çdo shqiptar; Gezuar Vitin 2017, vitin e ktheses se madhe. Le te sjelle ky vit per secilin prej jush plot shendet, lumturi, gezime, shprese dhe besim dhe gjithcka te mire qe ju meritoni! Zoti ju bekofte ju, familjet tuaja, Shqiperine, Kosoven, te gjithe shqiptaret dhe miqte tane kudo qe jane! Gezuar!!

Next Post
Kosova përballë Gjykatës Speciale dhe zgjedhjeve komunale

Kosova përballë Gjykatës Speciale dhe zgjedhjeve komunale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

Berisha në Sukth: Rama meriton çdo përgjigje! Po ndryshon ligjin dhe thotë “do ju vjedhim akoma”

February 18, 2026
Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

Policia Rrugore: Monitorim intensiv për parandalimin e aksidenteve, 623 automjete shpallen ‘alert’

February 18, 2026
Begaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Le të ecim bashkë drejt BE-së

Nisja e muajit të Ramazanit, Begaj uron besimtarët myslimanë: Qoftë sa më i mbarë për të gjithë dhe ardhtë me të gjitha begatitë!

February 18, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Çupi: Berisha “non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

February 18, 2026
Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

Berisha pret eurodeputetin Gahler: AKSHI, më e rëndë se “afera Epstein”

February 18, 2026
Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

Studiuesit kinezë krijojnë tranzistor të përparuar me konsum ultra të ulët energjie

February 18, 2026
I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

I dënuar me 6 vjet burg, arrestohet shqiptari në Itali

February 18, 2026
‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

‘Më 11 maj, humbje më e thellë se në 1997’, Salianji-Berishës: Dorëhiqu!

February 18, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Nisja e muajit të Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

February 18, 2026
“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

“PD duhet të ndryshojë, kemi 13 vite që vetëm humbim”, Salianji nga Berati: Lidershipi të mbajë përgjegjësi!

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In