Kapisyzi thotë se pacientët tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ vijnë shumë vonë, pasi ata refuzojnë fillimisht të vijnë në spital dhe nuk e kuptojnë që gjendja e tyre po rëndohet.
Ai theksons e që në hyrje duket një pacient që është në gjendje shumë të rëndë, dhe vetë stafi nuk di si t’ia thotë familjarëve.
Sa i përket medikamenteve e trajtimeve, Kapisyzi referuar studimeve ndërkombëtare thotë se plazma nuk ka bërë mirë në luftën ndaj COVID-19, ndërsa në Shqipëri vetëm Infektivi ofron medikamentin Remdesivir.
PERLAT KAPISYZI: Kemi pasur raste shtatzënash, kemi pasur që nuk ia kanë dalë, por bebi ka shpëtuar. Kemi dhe rastin që të dy kanë shpëtuar. Ka shumë rëndësi në çfarë stadi vjen.
PYETJA: Terapia me plazëm, si funksionon, e përdorni?
PERLAT KAPISYZI: E kam thënë dhe herë të tejra që po shkruhet libri i COVID. Duke u shtuar, disa faqe grisen. Hiqen ca paragrafë. Kuptohet që edhe për plazmë, dhe shumë të tjerë ka pasur një optimizëm para ca muajsh për bërjen e saj, por kohët e fundit në studime të mëdha, database medicie, nstudime të forta për nga numri i tyre, studiuesit nuk e dinë, dhe kanë dalë në përfundimin se plazma nuk ka ndonjë efekt. Ka nga ata që thonë se meqenëse në plazëm ka elementë, mund të bësh dëm duke rritur efektin koagulues të COVID. Nuk ka bërë mirë në këndvështrimin për të luftuar COVID. Një nga mekanizmat kryesorë është mekanizmi autoimunë. Konflikt autoantitrupash ndaj indit të organizmit. Ne nganjëherë mund të bëjmë akoma më shumë.
PYETJA: 3 251 teste në 24 orët e fundit, 11 humbje jete dhe 519 raste, si duken shifrat sot?
PERLAT KAPISYZI: Situata është e rëndë. Përqindja është e lartë. Numri i fataliteteve ka rënë. Është përgjysmuar pothuajse. Do thoshim që situata do ishte e mirë me pak fatalitete. Një indikator, por kryesori është numri i të shtruarve dhe fataliteteve. 11 nuk janë pak. Fatkeqësisht dmth, por të them të drejtën vijnë shumë shumë vonë. Ne që në hyrje e kuptojmë.
PYETJA: Kush ka vigjilencë më të madhe?
PERLAT KAPISYZI: Ardhja e një të sëmuri rëndë është shumë komplekse. Ka të bëjë edhe me statusin social, kulturor të komunitetit. Kemi pacientë të cilët nuk pranojnë, duan të rrinë në shtëpi. Nuk, refuzojnë distancimin në spitale nga familjarët. Nuk e kuptojnë që vjen një moment që në të gjithë botën thuhet virus inteligjent. Ky virus lidhet me receptorcët ACE 2. Të sëmurët nuk e kuptojnë që janë duke u rënduar, prandaj në botë thoshin në mars këmbësorët e vdekur, sepse ecnin dhe binin. Pra, duhet një sensibilizim më i madh. Rënia e oksigjenit është alarm.
PYETJA: Deri në sa është e pranueshme?
PERLAT KAPISYZI: Nën 90 është urgjent. Po filloi të të bjerë, 95 e lart janë kufijtë për normalitetin. Por edhe për moshat mbi 70, 94. Tregon që diçka nuk po shkon mirë.
PYETJA: Holluesit e gjakut dhe kortizoni, që i marrin nga mjeku i familjes, edhe nëse nuk duhet të aplikohen. Dua t’ju pyes për Remdesivir, ilaçi aq i shtrenjtë që ka pësuar rënie të çmimit. Sa efektiv ëstë , a e keni përdorur?
PERLAT KAPISYZI: Kemi pasur eksperienca. Kemi përdorur protokollin, pasi nuk kemi marrë pjesë në studime eksperimentale. Ka qenë eksperimental. Derisa u konfirmua nga Instituti i Shëndetit në SHBA. OBSH thotë se Remdesivir nuk ka ndonjë efekt në mortalitetin brenda 28 ditëve. Prandaj thashë libri i COVID po shkruhet, por që herë pas here ka. Përqasja është Remdesivir plus Dexametazon. Ka pasur familjarë që e kanë kërkuar. Ne Remdesivir nuk e ofrojmë. Por e ofron Infektivi që është në studim.
PYETJA: Në çfarë dite aplikohet?
PERLAT KAPISYZI: Thuhet që përdoret në, dy përqasje, kur je rëndë bashkë me Dexametazon, ose në gjendje të mesme.