• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca, rritja e pagave për mjekët dhe infermierët

by Java News
23/12/2016 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e pagave për punonjësit me arsim të lartë dhe infermieristikës në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore.
Sikurse duket prej tabelave, ka një riorganizim të pozicioneve të punës, duke qenë se tashmë ky është një shërbim tërësisht i reformuar. Për pasojë, ai zëvendëson pagat e punonjësve të Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopterë, që ka funksionuar deri më tani.
tabela-pagat
Sipas tabelave, ka një ndryshim të grupit të pagës nga 13000 që ishte deri më tani, në pagën e grupit 14000 lekë. Ndërkohë që sa i takon shtesës për pozicion për mjekët, ajo do të jetë 48200 lekë plus 2 për qind shtesë për vjetërsi pune. Po ashtu, sipas ndryshimeve, mjekët do të kenë edhe një shtesë për kushte pune prej 2000 lekësh.

Trajnimi
Ndërkaq, Vendimi i Këshillit të Ministrave sjell edhe një risi sa i takon trajnimit të personelit mjekësor, personelit paramedikal dhe publikut të gjerë. Ato do të kryhen nëpërmjet veprimtarive të trajnimit që organizohen nga vetë Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, ose në bashkëpunim me Universitetin e Mjekësisë apo qendrat spitalore.

Sipas VKM-së, në rastet kur punonjësit e personelit mjekësor (me arsim të lartë) të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore marrin pjesë në veprimtaritë e trajnimit, (si për personelin mjekësor, ashtu edhe për personelin paramedikal dhe publikun e gjerë), të cilat organizohen nga vetë qendra, për çdo orë mësimi 60-minutëshe përfitojnë trajtim me pagesë.

Më konkretisht, trajnerët me më pak se 10 vite punë në profesion do të përfitojnë një pagesë 750 lekë për orë, ndërsa trajnerët me më shumë se 10 vite punë në profesion përfitojnë një pagesë 1 500 lekë për orë. Vendimi i qeverisë saktëson se trajnerët, të cilët janë punonjës të personelit mjekësor (me arsim të lartë) të QKUM-së e përfitojnë këtë pagesë deri në 200 orë në vit.

Ndërkohë që, në rastet kur trajnerët janë bashkëpunëtorë të jashtëm nga Universiteti i Mjekësisë apo nga qendrat spitalore, pagesa për orë do të jetë e njëjtë me trajnerët e brendshëm të qendrës. Efektet financiare të këtij vendimi do të fillojnë nga data 1 janar 2017.
BW/d.i.

Next Post
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë, planifikonin sulm në qendrën tregtare në Oberhausen

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë, planifikonin sulm në qendrën tregtare në Oberhausen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In