• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urgjenca Mjekësore, apel shqiptarëve: Mos bëni panik, asnjë rast me koronavirus

by Java News
25/02/2020 21:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus (COVID-2019)”, shprehet Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore (QKUM).

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla se si ta parandalojnë atë. Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi. Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur. Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetshëm dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14-ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë në numrin 127.

Përcaktimi i rastit të dyshuar për (COVID-2019),

Temperaturë, Kollë dhe që ka kërkuar shtrim në spital. Një person me infeksion respirator akut të rëndë (SARI).

a. Persona në udhëtim ose rezidentë në zonën e rrezikut të Kinës në 14 ditët e mëparshme dhe shfaqja e simptomave.

b. Personel mjekësor që ka punuar në ambiente ku janë kuruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me eciologji të panjohur. Një person me patologji respiratore akute me të paktën një nga kushtet e mëposhtme: a. Kontakt të ngushtë me persona të mundshëm ose të konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 në 14 ditët e kaluara me shfaqjen e simptomalogjisë; b. Ka vizituar ose punuar në një merkato kafshësh të gjalla në provincën Wuhan; c. Ka punuar ose frekuentuar një strukturë shëndetësore në 14 ditët e kaluara nga shfaqja e simptomatologjisë ku ka kanë qenë të shtruar pacientë me infeksione COVID-2019; d. Itali e Veriut, Iran, Singapor, Koreja e Jugut.

PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË DYSHUAR PËR COVID-2019

 

1- Një person me infeksion respirator të rëndë akut (SARI) (temperaturë, kollë dhe ka kërkuar hospitalizim në spital) dhe nuk ka një prejardhje të njohur e cila mund të justifikojë komplet prezantimin klinik, (duhet të kemi kujdes me prezantimet atipike të pacientëve të imunokompromentuar dhe të moshuarve). • Dhe të paktën një nga kriteret e mëposhtme:

a- Histori udhëtimi ose qëndrimi në një nga zonat me rrezik të lartë të Kinës në 14 ditët përpara se t’i shfaqeshin simptomat, ose

b- personel mjekësor i cili ka punuar në ambientet ku kanë qenë dhe janë të shtruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me prejardhje të panjohur.

2- Një person me sëmundje respiratore akute dhe të paktën një nga këto kritere: a- Ndërveprim të ngushtë me një person me mundësi të lartë, ose i konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia; b- Ka vizituar ose ka punuar në një treg me kafshë të gjalla në Wuhan, Provincë e Hubei, Kinë 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia; c- Ka punuar ose ka frekuentuar një strukturë mjekësore, në të cilin kanë qenë të hospitalizuar pacientë me infeksione spitaliere nga COVID-2019 14 ditë përpara se të fillonte sintomatologjia.

PËRKUFIZIMI I NJË RASTI TË KONFIRMUAR PËR COVID-2019

Një individ i konfirmuar nga ana laboratorike në laboratorin e referuar të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) për infeksionin e COVID-2019, pavarësisht nga shenjat dhe simptomat klinike.

Mesazhi për qytetarët ësht i qartë, qytetarët që nuk kanë dalë jashtë vendit, kanë temperaturë, probleme në frymëmarrje, jemi thjeshtë me sezon gripi, mos u dyndni në urgjenca. Vetëm nëse simptomat përkeqësohen. Kush nuk ka dalë, nuk ka mundësi të jetë infektuar.

Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten motër e vëlla

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, vriten motër e vëlla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In