• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Urdhri i Mjekut t’i heqë diplomën Bajram Begajt”/ Berisha: Ligji ia ndalon të punojë në klinika private

by Os De
17/10/2025 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa po sulmonte Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Sonila Bejtjas, Sali Berisha pati edhe një koment për Presidentin Bajram Bregaj, të cilin e akuzon se baskë me Sokol Sadushin përgatit ‘puçin kushtetues’ për anëtaren e Kushtetueses. 

Berisha u ndal edhe te shkeljet që PD i ka renditur Begajt, për të cili tashmë ka depozituar kërkesën në Kuvend për shkarkimin. Kreu i PD i bëri thirrje Urdhrit të Mjekut që t’i heqë diplomën Begajt, për të cilin PD kërkon shkarkimin pasi rezulton i punësuar edhe në një klinikë private. 

“Tani e vërteta është se zonja Bejtja ka pasur guximin, kurajon, që për të vërtetën të pranojë të mbetet pakicë në mënyrë të përsëritur në atë gjykatë. Pra ajo ka nderuar ligjin, ka dëshmuar integritetin e vet. Por nuk mund të mos thuhet se mbushja e kupës është pikërisht kjo. Kjo i tërboi Edi Ramën dhe Haram Limionin, i cili ka paturpësinë të rrijë në detyrë, pasi neni 89 i Kushtetutës thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike. Nuk mund të jetë anëtar partie dhe nuk mund të kryejë as veprimtari tjetër private.  As të kryejë veprimtari tjetër private. 

A mund të imagjinoni ju, kryetari i shtetit tuaj, për babëzinë e tij të papërmbajtur. Ose nuk ka lexuar 1 faqe e gjysëm që Kushtetuta, disa nene i kushton këtij institucioni, ose i konsideron ato letër e vdekur dhe nuk pyet për to. Nuk ka gjë më të vetëkuptueshme se presidenti nuk mund të kryejë asnjë funksion tjetër. Se presidenti i ka të renditura në Kushtetutë se çfarë mund të bëjë ato që i thotë Kushtetuta, ose të tjerave që në zbërthim të Kushtetutës i jepen me ligj. 

Neni 94 thotë; Presidenti i Republikës nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera, përveç atyre që i njihen shprehimisht me kushtetutë ose që i jepen me ligje të nxjerra në pajtim me të.  Por për Bajramin, peng i Limionit dhe aferave të tjera korruptive, është një skllav në duart e Edi Ramës dhe xhepave të tij. Shkon firmos, merr para në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq menjëherë diplomën. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut, të ja heq diplomën se turpërim më të madh se ky nuk ka”, tha Berisha. 

Next Post
“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët e Kombëtares për të fituar”

“Thirrjet ‘Sali Berisha, Sali Berisha’ në stadiumin serb i motivuan lojtarët e Kombëtares për të fituar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

December 22, 2025
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia

December 22, 2025
Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

Rritja e ekstremit të djathtë në Spanjë përcakton rezultatin e zgjedhjeve rajonale

December 22, 2025
Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

December 22, 2025
“Largohu dhe ik”, Flamur Noka përplaset me gazetarin: S’marr pushkën unë djalosh

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës”/ Përplaset me komentuesit Flamur Noka: O bir, të kam vjedhur gjë?

December 22, 2025
Curri: Rama nuk bën gabim! Studenti im 24-vjeç është duke vdekur sot në paraburgimet e SPAK-ut

Curri: Lapaj, Qori dhe Shehaj nuk i bashkohen Berishës se duan të krijojnë qeveri teknike, u erdhi dita

December 22, 2025
“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

“Nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh, protesta e radhës…”/ Berisha: Do kemi greva e demonstrata

December 22, 2025
Protesta, Berisha nxit dhunë: Të marshojmë drejt Surrelit! Rama meriton fatin e Gaddafit! Të na bashkohet çdo parti opozitare

Molotovët 2.0, kur Doktori hedh më pak se Luli

December 22, 2025
Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

Flamur Noka nxjerr nga Whatsapp-i i grupit të Kryesisë së PD-së, Ervin Salianjin

December 22, 2025
Berisha dhe “Foltorja”, një udhëtim për në Polin e Veriut…

Kushtet që duhet të plotësojë një protestë, për të rrëzuar Qeverinë

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In