• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urdhëri i Maltës, zgjerim i bashkëpunimit me Shqipërinë

by A R
28/07/2016 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Misionit i Ambasades tonë në Vatikan, Visar Zhiti, pati një takim në Pallatin Magjistral të Urdhërit Sovran Militar Spitalor të Shën Gjonit të Jeruzalemit dhe të Maltës, me këshilltarin e Kancelarit të Madh, ambasadorin Daniele Verga.

Pasi falenderoi për pritjen, Zhiti foli për marrëdhëniet shumë të mira të vendin tonë me Urdhërin e Maltës, – tashmë ato i kaluan 20 vitet, – dhe çmoi mbështetjen e tyre në fushat humanitare, shëndetësore, arsimore, të emigracionit, etj, shprehu mirënjohjen për dekorimin që iu bë së fundmi Ministrit tonë të Jashtëm, zotit Bushati nga Princi i Urdhërit Sovran të Maltës, Mjeshtri i Madh, Shkëlqesia e Tij e Lartë Fra Mattheë Festin, ndërkaq, theksoi Zhiti, që këto marrëdhënie të vazhdohen, gjithmonë e më në ngritje.

Këshilltari i Kancelarit të madh, ambasadori Daniele Verga, ndër të tjera tha se Urdhëri Sovran Militar Spitalor i Maltës ka një prani të mirë në Shqipëri dhe arritje në veprimtaritë që ajo parashikon dhe kryen.

Konkretisht ai tha se Urdhëri i Maltës ka firmosur marrëveshje me institucione te qeverise shqiptare e do të donin të ngrinin një “Pronto Soccorso” (Ndihmë të shpejtë), apo “Corpo Sanitario” (Qendra të shendetit), ku të trajnoheshin të rinj dhe të kishte statusin e Kryqit të Kuq dhe të Caritasit, për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Ne, – vazhdoi ambasadori Verga – jemi pranë krizave humanitare, kudo në botë, në ato të emergjencave e tani pranë kampeve të emigranteve, siç ishim në fillim të viteve ’90 pranë shqiptarëve, tani jemi në Lampeduza, pranë emigrimit afrikan dhe duam dhe bashkëpunimin me ju në përballje me realitet të tilla, duke mundësuar specializimet që ofrojmë, etj.

Të zgjerojmë bashkëpunimin dhe në arsim e kulturë, theksoi Zhiti dhe konkretisht jemi përpara veprimtarish të ngjarjeve të mëdha, shenjtërimi i Nënë Terezës, po kështu dhe lumturimi i 38 martirëve të kishës shqiptare, që do të lumturohen së shpejti në Shkodër, sakrifica e tyre moralisht është për gjithë njerëzimin ashtu siç punon dhe Urdhëri i Maltës.

Këshilltari i Kancelarit të madh, ambasadori Daniele Verga premtoi mbështetje dhe bashkëpunim konkret.

Biseda kaloi dhe në zhvillimet e fundit rajonale e botërore, konfliktet që nuk duhen të lejohen të degradojnë si konflikte besimesh fetare, përkundrazi duhet harmoni e bashkëpunim, siç është shembull emblematik Shqipëria dhe ai foli me entuziazëm për përparimet e Tiranës si metropol dhe të Shqipërisë në përgjithësi.

Next Post

I riu shqiptar gjendet i varur në Strugë, ja emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In