• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhër për përdoruesit e drogës, eksperti: Kodi penal të rishihet në themel, ka 13-vjeçar që marrin drogë

by Java News
09/05/2023 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i policisë së Tiranës ka dërguar një shkresë komisariateve ku thuhet se personat të cilët janë përdorues të rregullt të dograve të forta për vepra penale të lehta duhet vetëm të shoqërohen dhe jo të arrestohen.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, Genc Muçollari, drejtori ekzekutiv i “Aksion Plus”, organizatë që merret me ndihmën e personave që duan të lënë konsumin e lëndëve narkotike deklaroi se urdhri është i drejtë, por që duhet të pasohet nga hapa të tjerë.

Ai tha se kodi penal duhet të rishihet në themel, ndërsa theksoi se ka përdorues droge që në moshën 13 vjeç dhe se sipas tij heroina është ajo drogë e cila krijon varësi fizike dhe psikologjike.

Urdhri është i drejtë e vlerësoj këtë hap por duhet të ishte bërë më parë, por kodi penal për drogat do një rishikim më të thellë. Mund të them se përdoruesit e drogës që kapen me doza të vogla nuk duhet të dënohen dhe praktika nga shtetet fqinje janë të tilla që një përdorues nuk shkon në gjykatë por del para një paneli ekspertësh dhe ai duhet të shkojë në terapi, shërbim prove etj etj. Shërbimi provës u bë disa vite që praktikohet dhe në Shqipëri, por se di sa afatgjatë mund të jetë ky urdhër por duhet të bëhet ligj. Shumica e tyre janë përdorues individual, por në rastin që s’kanë para për të blerë drogën, s’kanë punë, shfrytëzohen nga grupet kriminale, natyrisht që e çmoj shumë këtë hap por duhet të pasohet nga hapa të tjerë.

I pyetur nëse këta persona duhet të përballen me ligjin, apo duhet të trajtohen në qendra të caktuara për tu shkëputur nga droga, Meçollari tha se vetëm duke u futur në terapi përmirësohet jeta e tij individuale dhe shoqërore.

Në pjesën tjetër të rasteve janë një grup panelesh gjyqtar, prokuror , mjek specialist dhe më vjen mirë se dhe ne jemi ftuar si OJF për të dhënë një dënim të duhur apo mos dënim në këtë rast. Ata nuk janë kriminelë dhe parulla jonë është mbështet mos dëno. Nqs jemi një ishull atëherë dihet se do i mbarojnë burimet një ditë. Di që është dhe një qendër tjetër rrugës për në Elbasan që mund të rrish deri në 1 vit, por bën punën dhe bashkëpunon me ne. Por nuk shoh asnjë angazhim nga shteti sepse nëse s’ke investime këto qendra ose vdesin ose do funksionojnë në kapacitete shumë të vogla. Nqs nuk angazhohesh dhe dedikon lekë, gjithçka mbetet në letra dhe ne si OJF nuk shkojmë shumë larg.

Ndërsa lidhur me trajtimin me metadon ai sqaroi se në terapi me metadon jemi një nga rastet më të radha, nuk i themi një personi prit kur të dalë radha. Sipas tij kjo është gjë e mirë, por është në kurrizin e tyre pasi duhet ta bëjmë këtë gjë qoftë dhe për humanizëm por fondet po vijnë duke u ulur.

Përdoruesit marrin shërbim me metadon dhe për 2-3 ditë stabilizohen. Sot kishim dy funksionarë të policisë që erdhën dhe pyetën për këtë rast. Varet dhe nga motivi i personit vetë. Mund të kemi terapi afatshkurtra. Ka shumë persona që ikin dhe rikthehen por dhe kjo është arritje. Grupmoshat më të prekura janë ato nga 26-38 vjeç, por ka dhe 13-vjeçarë që kanë ardhur tek ne, që e kanë nisur direkt me heroinë. Nqs ti ke nisur njëlloj droge je i predispozuar për të kaluar tek drogat më të forta. Heroina është më e rënda dhe aty fillon dhe varësia psikologjike dhe fizike ndaj saj. Nga të gjitha shtresat i gjen aty tek ne, kështu që nuk është se kemi dallim, ajo funksionon si qendër me prag të ulët. Aty vijnë vullnetarë, studentë, miqtë tanë, ne japim terapi dhe në burgje.

/s.f

Next Post
VIDEOLAJM/ Aksident masiv në Tiranë, 7 makina përplasen me njera-tjetrën në zonën e Selvisë

VIDEOLAJM/ Aksident masiv në Tiranë, 7 makina përplasen me njera-tjetrën në zonën e Selvisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In