• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Urdhër mbrojtjeje i pazbatuar dhe tragjedia që e pasoi

by A R
05/12/2016 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy urdhra mbrojtjeje të shpallura  nga Gjykata e Fierit një javë përpara se Liljana Ruko të vritej, nuk ja kanë dalë mbanë që ta mbrojnë jetën e saj.

Ne të dyja rastet, 43-vjeçarja ka dëshmuar në gjykatë se ndihej e kërcënuar për jetën e për këtë gjykata urdhëroi që bashkëshorti i saj Ferdinant Ruko të mos e shkelte distancën e dy metrave, pavarësisht se çifti jetonte në të njëjtën shtëpi.

Urdhri i parë i mbrojtjes është vendosur në 11 nëntor dhe i dyti në 25 nëntor. Rrezikun për jetën e ndjera i kishte rrëfyer në gjykatë ku pohonte se grindja e fundit kishte nisur për shkaqe ekonomike. Vrasësi i saj Ferdinant Ruko, i cili ka qenë për shtatë vjet i martuar me 43-vjeçaren, do dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për veprën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”,  krim ky që parashikon dënimin nga 35 vjet, në burgim të përjetshëm.

Nëna e dy fëmijëve u hodh nga dritarja e tualetit të shtunën dhe fillimisht u raportua nga bashkëshorti si vetëvrasje. Por disa orë më vonë, Ferdinant Ruko ka pranuar në polici se ai ishte autori i krimit. Ai ka thënë se pas një përleshjeje brenda në shtëpi i kishte hedhur duart në fyt dhe kur kishte parë që e shoqja po merrte frymë e ka tërhequr nga korridori në tualet.

“E kam ngritur  duke e vendosur me shpinë tek parmaku i dritares së tualetit. Liljana reagoi duke tentuar që të mbahej  në anët e dritares, por unë e shtyva”, ka thënë vrasësi i saj.

Prokuroria thotë në qëndrimin e saj se nga këqyrja në banesë janë konstatuar njolla gjaku në, çka shton dyshimet se çifti është përleshur brenda në banesë. Nga ana e tij, ministri i Drejtësisë njoftoi se ka urdhëruar një hetim administrativ për të kuptuar se përse e ndjera jetonte përsëri me burrin agresor dhe kush duhet ta mbikëqyrte vendimin e gjykatës.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nga ana e tij thotë se urdhri i mbrojtjes duhet të ishte dorëzuar brenda 24 orëve pranë policisë, por ky urdhër nuk është dërguar kurrë në polici. Për këtë arsye, ministri Tahiri kërkon hetim penal për cilindo përgjegjës që nuk ka bërë detyrën dhe e ka mbajtur këtë vendim në sekretarinë e gjykatës. Duke kujtuar urdhrin e mbrojtjes të publikuar nga deputetja Majlinda Bregu, Tahiri shton: Kur gratë në parlament dhunohen me tituj të tipit “ndrikulla”,  e “lavire”, sigurisht injoranca do gjej frymëzim t’i dhunojë e t’i vrasë gratë e fëmijët.

Ndërkohë, efektivë të Policisë së Fierit kanë sekuestruar në sekretarinë e gjykatës urdhrin e mbrojtjes që do depozitohet në dosjen hetimore të hapur për shkak të mos veprimit nga ana e gjykatës. (TCH)

Next Post
FOTOT/ Probleme me financat te Flamurtari? Shikoni autobusin e klubit, si ai i Barcelonës…

FOTOT/ Probleme me financat te Flamurtari? Shikoni autobusin e klubit, si ai i Barcelonës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In