• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Uragani Nate, jepet alarmi teksa shfaqet në jug të SHBA

by Java News
08/10/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendja e emergjencës u shpall në katër shtete jugore amerikane, ndërsa uragani Nate po merr fuqi në rrugën e tij drejt bregut të Gjirit të Meksikës.Louisiana, Mississippi, Alabama dhe disa zona në Florida dhanë alarmin për uraganin dhe gjithashtu urdhëruan mjaft evakuime.

Masat prekin edhe disa pjesë të qytetit të Nju Orleans, i cili u shkatërruar 12 vjet më parë nga uragani Katrina, shkruan Tch.Autoritetet amerikane thanë se po merren të gjitha masat për të përballur stuhinë dhe përvoja e shkuar me këto fenomene natyrore bën që të mos ketë vend për panik.

Nate filloi si stuhi tropikale, aktualisht është uragan i kategorisë së parë dhe pritet të godasë bregdetin amerikan si stuhi e kategorisë së dytë. Nate nuk është aq i fortë sa paraardhëset e tij Irma dhe Maria, por sidoqoftë do të sjellë erëra të fuqishme, reshje të dendura dhe batica të forta.

Veç masave në tokë, masa po merren edhe në det, ku kompanitë e naftës po evakuojnë punonjësit e tyre nga platformat naftënxjerrëse në Gjirin e Meksikës.

Para se t’i drejtohej SHBA, uragani Nate vrau 25 persona në Nikaragua, Kosta Rika dhe Honduras, vende që i goditi në formën e një stuhie tropikale.Në Amerikën Qendrore, Nate solli reshje të dendura, rrëshqitje të dheut dhe përmbytje që bllokuan rrugët, shkatërruan ura e shtëpi, duke lënë me mijëra persona pa energji elektrike, ujë të pijshëm dhe strehë. (b.an)

Next Post
Nadali është për herë të katërt në finalen e Pekinit

Nadali është për herë të katërt në finalen e Pekinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In