• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ura”/ Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun Turqi-Shqipëri-Itali

by A R
23/05/2025 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen “Ura” të SPAK, që ka zbardhur A2 CNN, zbulohet roli i një personazhi të quajtur Pirro (Spiro) Çapi.

Sipas SPAK, ai është organizatori i trafikut të heroinës nga Turqia për në Itali, përmes Shqipërisë. Bisedat e tij me Ervis Detin (Visi) dhe Gertin Aliun janë si më poshtë.

Pjesë nga dosja

Më datë 12.05.2022, Visi merr një telefonatë nga numri celularë 0684409148, në përdorim të shtetasit Pirro Çapi (alias Spiro). Bëhet fjalë për të njëjtën periudhë, pra kur Visi ndodhej në Itali ku ka diskutuar dhe me Gertin me anë të bisedave telefonike, të cilat u pasqyruan më sipër. Për këtë fakt ngrihen dyshime se Pirro Çapi (Spiro) mund të shërbejë në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinatorit mes lidhjeve të tij në funskion të transportit, magazinimit dhe shkëmbimit të lëndëve narkotike në Turqi-Shqipëri-Itali. Transporti dyshohet se kryhet në rrugë tokësore në linjën Turqi-Kosovë-Shqipëri nëpërmjet kamionëve që Spiro ka në pronësi. Ai zotëron dy kamionë me targë AB963EF dhe AB465EH. Me mbërritjen e lëndës narkotike të llojit “heroinë” në Shqipëri, ato ngarkohen në kamiona, të cilave i bëhen vende të posaçme me qëllim fshehjen e lendës narkotike dhe më pas imbarkohen në traget në Portin e Durrësit me destinacion Italinë. Për shfrytëzimin e këtyre dy kamioneve dyshohet se përdor një ndër bashkëpuntorët e tij, shtetasin Arian Tola (alias Lani). (Për këtë fakt është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).

Në bisedën telefonike me Visin, Spiro prezantohet si shoku i Gesit. Visi e njeh personin me cilin po flet dhe i përgjigjet qe jam knej jasht (në Itali). Spiro e pyet Visin se kur do kthehesh, ndërsa Visi I përgjigjet “nga java tjeter…..nëqoftese te duhem une, ke plakun në shpi”. Spiro I thotë me pas Visit “po më duhesh”.

Më konkretisht është përgjuar biseda telefonike e datës 12.05.2022, ora 13:06, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

…566 (Visi)

148 (Spiro)

566- alo… 148- ku je, ku je?…566 alo… 148 o shoko ku je re?…566 kush je me se ssss… 148-shoku Gesit jam…566-o he vlla, ca je tu bo ti, un jam knej jasht…148 – ne gjum i qive ropt e?…566-jo tashi sa u ulem, ca bo ti?…148 – kur do vish?…566 – po nga java tjeter vi…148 ehe…566 te duhem un?…148 po po…566 po ke plakun atje ne shpi…148 po c’ti bej plakun un?…566 po neqoftese do te duhet them un, shko te plaku… 148-po te plaku re?…566-po… 148 ma co numrin i her?…566 – po re ta coj un

148-hajd

Bisedë me interes, midis Visit dhe Spiros, e përgjuar më datë 24.05.2022, ora 11:16, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

….566 (Visi)

….148 (Spiro)

566- he bosi…355684409148 (Spiro) 148- ku je e burr?…566 po iki i cik te ai shoku jot…148 po iku ai, iku, se me ate isha une…566-eh…148 eh, iku deri ne spital, per ja gjys ore shko ke ai, trecerek ore. Ku je tashi?…566 une sa po dal nga parkexhi, ktu ke Xhixhi…148 – te pres ktu ke shpia ime une?…566 po re…148 – ktu ke rrethi…566 – erdha direkt, hajd…148-hajd

Bisedë me interes midis Visit dhe Spiros e përgjuar më datë 26.05.2022, ora 13:42, në bazë të vendimit nr.364, datë 14.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:

148 (Spiro) – he me te doli rakia?…566 (Visi) – doli rakia, ti rash shpar po ishe i zonem…148 – (qesh) ca po bon?…566 – hic e mire, ca bon ti?… 148 – hic e knej, po ik vazhdo ti e vlla se ti jap une se po haj i cap buk, pa merak…566 po han buk? eee mire…148 ee po haj i cap buke edhe……..vazhdo punen ti, c’ke ti…566 okei, hajd…148 mir e?…566 hajd…148-per 700 me tha, kaq dal une per zot, per tjerat se di…566 – si?…148 – per 700 te dal une per zot them…566 eh okei…148 – ne vazhdim shife vet…566 – hajd ciao.

Roli i shtetasit Pirro Çapi (Spiro), si person i përfshirë në këtë rrjet kriminal, ashtu si në rastin e Gesit, rezulton në ambientalet e përgjuara nga partnerët Italianë në automjetin e Genci Telollari, ku ky i fundit po zhvillonte një bisedë me Gertin Aliu. Për Spiron flitet që është bërë ortak dhe lendën narkotike e gjen në Turqi. Fragment nga ambientali i datës 01.06.2022:

Gerti……. tha që kanë ardhë në shtëpine time. Kontroll në shtëpi… Genci: si ka mundësi që ai është kthyer në Shqipëri?…Gerti: ai u kthye sepse ishte pa dokumenta. Nuk kishte dokumenta…Genci: e di…Gerti: si?…Genci: maskarenjt, kane filluar me rënë në sy. Shkojnë dhe pyesin a don, a don, a don…..edhe te Masimo…….Gerti: ah… Gesi?…Genci: jo, kta…..don, don……Gerti: e kanë marrë, është bërë ortak….kta kanë blerë në Turqi, i ka marrë ky Spiro. Ky Spiro i p…. motrën… Genci: jo…..flasin budalliqe… Gerti: jo, e di unë… Genci: Gerti kaq shtrenjt……me 20… Gerti: po kta nuk janë të parët….ky Gesi tregon hordhiqet… Genci: pikërisht… Gerti: une e kuptoj o Genci…Genci: pastaj Gesi të çan k** se kërkon lekët, lekët…….

Për sa më sipër, kuptohet qartë lidhja midis Gertit(Gertin Aliu)-Gesit(Orges Molla)-Visit (Ervis Deti)-Spiros (Spiro Capi), të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësojnë lëndën narkotike nga Turqia duke e sjellë në Shqipëri dhe më pas e dërgojnë në Itali nëpërmjet korrierëve të ndryshëm. Në shtetin fqinj janë persona të tjerë të cilët e presin dhe më pas e shpërndajnë. Nga analiza e mësipërme, dyshohet se janë pikërisht Gerti dhe Visi ato te cilët merren me dërgimin e lëndës narkotike në Itali dhe më pas shpërndarjen, ndërsa Gesi dhe Spiro kanë rolin e personave të cilët gjejnë dhe garantojnë lëndën narkotike (të llojit heroinë), kryesisht duke e sjellë atë nga Turqia.

Duke ju referuar rendit kronologjik të ngjarjeve na rezulton po ashtu se më datë 05.06.2022. Spiro bashkë me Arjan Tola kanë bërë një udhëtim një ditor nga Shqipëria në drejtim të Turqisë. Ky fakt konfirmohet nga këqyrja e të dhënave hyrje-dalje në sistemin TIMS si dhe nga bisedat telefonike që personat në fjalë kanë kryer me familjarët e tyre. Po ashtu, nga këqyrja e sistemit Tims rezulton një udhëtim tjëtër i kryer nga Spiro dhe Lani me destinacion Turqinë. Ato kanë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 27.07.2022, me linjën ajrore “Pegasus-Stamboll 769-770” dhe janë kthyer në Shqipëri më datë 30.07.2022, ora 00:50.

Për të dokumentuar lidhjet midis Visit-Spiros-Gesit dhe personave të tjerë të përfshirë, nga janë mbajtur në përgjim telefonik numrat celularë që I korrespondojnë shtetasve të lartpërmendur. Visi pasi kthehet nga Italia, më datë 10.06.2022, kontakton Spiron dhe Gesin, ku gjatë bisedave që ato kryejnë rezulton të jenë takuar me njëri-tjetrin.

Më datë 12.06.2022, ora 22:58, Gesi mer në telefon Visin dhe I thotë hajde te shpia meri pjesë pjesë (lekët): “214 (Gesi)-O Viso….566(Visi)-he bosi….214-a do vish ti morësh pjesë pjesë?….566-te vi ti mor?…..214-hajd……”.

Next Post
Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon për të njëzetën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In