• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ura e Bushtricës, pikë e re kufitare me Maqedoninë e Veriut

by A M
19/01/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Korridori 8 është një nyje që lidh Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Greqinë dhe Bullgarinë. Është një projekt prioritar, me kantier në të gjithë gjatësinë e rrugës.

Gëzim Shkalla punon në Kantierin Xibrakës, dhe thotë se rruga është me shumë rëndësi për ta sepse hap vende pune.

“Moti ka punën e vet, nuk hahemi me te”, na thotë ndërkohë që punojnë në kushte të vështira atmosferike. Traseja është panoramike, Korridori 8 në Shqipëri shkon përgjatë rrjedhës së Shkumbinit.

Renald Toli, inxhinier në këtë kantier, na trego punimet në tunelin, 120 metra të gjatë, ku masive shkëmbore vështirësojnë punën. Tuneli i dytë do të jetë 330 metra.

“Shoferet të jenë me të durueshëm, shpresojmë ta mbyllim brenda vitit të ardhshëm”, na thotë.

Inxhinieri thotë se Shqipëria ka shume vende të bukura, por kjo grykë me dy nivele do jetë shumë atraktive.

Këtu do të jetë nyja e superstradës, aktualisht është në fazën e punimit të nënkalimit, në fshatin Mirake.

Kloent mjeshtri, një nga punëtorët na thotë se këtu punohet gjatë gjithë ditës, janë hapur vende ;punë për zonën, sigurojnë të ardhura, shton ai.

Xhevahir Kasani, na thotë se kjo është vepra më e madhe në zonë.

“Sa me shumë projekte, aq më mirë”, shton ai. Këtu janë punësuar një numër i madh i banorëve të zonës. Segmenti Qukes Qafë Plloce, është pjesë e autostradës panoramike, nga më të bukurat në rajon.

Koridori 8, përtej kufirit kalon në Strugë, Kërcove, Gostivar e Tetove. Autostrada prej 68 kilometrash në këtë pjesë përgjysmon distancën dhe do të ketë 6 korsi. Gurthemeli i autostradës është venë në Tetovë.

Pavarësisht nga paralajmërimet e qeverisë Mickoski për tí dhënë prioritet korridorit 10, puna këtu vazhdon, na thotë Ziadin Sela, ASH, deputet. “Eshtë një rrugë që lidh trojet shqiptare, nuk pati sukses tendenca për ti dhënë prioritet korridorit 10. Lajmi i mire është që ky korridor po vazhdon të ndërtohet. Lidh Detin e Zi me Detin Adriatik, shohim edhe interesin shqiptar,” na thotë Sela.

Deputeti thotë se Rruga e Kombit përjashtoi shqiptarët e RMV dhe se Rruga e Kombit duhet të quhet korridori 8.

“Jemi ne rruge te mbare për një ekonomi te përbashkët,” thekson Sela, duke nënvizuar se kur të bashkojmë kapacitetet do të jemi shumë më mirë.

Next Post
Ishte duke raportuar mbi vrasjen e Azem Hajdarit, Rezear Xhaxhiu: Si më masakruan militantët e Partisë Demokratike në oborrin e selisë

Ishte duke raportuar mbi vrasjen e Azem Hajdarit, Rezear Xhaxhiu: Si më masakruan militantët e Partisë Demokratike në oborrin e selisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Shkurt 2026

February 14, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës, Berisha: Ikën si minjtë kur mbytet anija, por ligji do të jetë i pamëshirshëm

February 14, 2026
Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

Endrit Shabani zgjidhet President i Organizatës së Avokatëve të Popullit të Mesdheut

February 14, 2026
“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

“Ndjekësit e një 80-vjeçari krijojnë situata qesharake”, Rama pas takimit me protestuesit në Durrës: Projekti TID nuk ndalet!

February 14, 2026
I shtruar në Spitalin e Durrësit, arratiset i arrestuari nga SPAK për vrasjen e 4 personave

Arrestohet 55-vjeçari në Durrës, dhunoi gruan e vajzën dhe pastaj i nguli thikën vetes

February 14, 2026
Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

Berisha: Kryengritja nuk ndërpritet pa rrëzuar qeverinë!

February 14, 2026
“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: Nisi delegacionin, i mbeti në dorë Dash Sula

February 14, 2026

Sulmuan institucionet dhe plagosën 19 policë, Gjykata lë të lirë protestuesit e 10 shkurtit

February 14, 2026
VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

VIDEO/ Banorët e Rrjollit përplasen fizikisht me policinë, godasin me gurë fadromat

February 14, 2026
Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

Kanosi drejtoren e Shërbimit të Provës në Pogradec, shpallet në kërkim 56-vjeçari nga Fieri

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In