• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti i Sporteve, si të bëni konvertimin e notës në pikë

by A R
01/09/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Konkursit të Pranimit të studentëve për vitin akademik 2016-2017 në Universitetin e Sporteve ka miratuar vlerësimin me pikë të mesatares së maturës shtetërore.

Pikët maksimale të notës mesatare janë 40, dhe i marrin ata kandidatë që kanë mesatare mbi 9.96. Konkursi i pranimit në Universitetin e Sporteve është mbyllur prej dy ditësh. Pjesëmarrës në konkurs ishin 837 kandidatë, ndërkohë që kuotat e pranimit të studentëve në vit të parë në dy fakultetet e këtij universiteti janë 300.

Fituesit, ashtu si edhe në universitetet e tjera, do të përzgjidhen dhe do bëhen publikë në datën 5 shtator 2016.

VLERËSIMI

Në Universitetin e Sporteve ka përfunduar testi fizik i kandidatëve të cilët do të pranohen në vitin e ri akademik, i cili u zhvillua nga data 23 deri më 30 gusht. Nga konkursi, pikët maksimale që mund të fitojnë kandidatët janë 60, ndërsa nga nota mesatare e shkollës së mesme janë 40. Nëpërmjet një vendimi që ka marrë Komisioni Qendror i Konkursit të Pranimit ka përcaktuar se si do të bëhet konvertimi në pikë i notës mesatare. Bashkëngjitur shkrimit është tabela e cila përcakton se si kthehet në pikë çdo notë mesatare duke nisur nga 6.00-6.05, e cila faktikisht merr zero pikë, deri në notën 9.96-10, e cila merr pikët maksimale: 40. Kandidatëve pjesëmarrës në konkurs do t’u mblidhen pikët e konkursit me pikët e mesatares, ndërkohë që vlerësimi maksimal te Sportet është 100 pikë. Një kandidat që ka mesatare 7.86, nga mesatarja i bie që ka fituar 19 pikë; këtyre pikëve do t’u shtohen pikët e konkursit dhe do të bëhet renditja përfundimtare e kandidatëve. Gara më e fortë në këtë universitet është në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, pasi garojnë 556 kandidatë për 150 vende, ndërsa te Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit garojnë 281 konkurrentë për po 150 kuota pranimi. Fituesit në universitet duhet të shpallen brenda datës 5 shtator, datë kjo që iu është përcaktuar Institucioneve të Arsimit të Lartë nga udhëzimi i Ministrisë së Arsimit.

Gazeta Shqiptare /r.a

Next Post
Kush është “Toni Montana”, që vodhi bankën në Bllok (FOTO)

Kush është "Toni Montana", që vodhi bankën në Bllok (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

Van Horn takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese: Fokusi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër narkotrafikut

January 12, 2026
Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

Shërbimi Social do të sigurojë banesë për 3 të miturit në Durrës, nënës do t’i ofrohet punë dhe kurs prindërimi

January 12, 2026
Kuvendi refuzon PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve: Balluku do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Çështja Balluku, Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin mblidhet më 28 janar

January 12, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berishës i mbaron mandati dhe degët ka kryetarë/ Nga ‘betejat’ për qeveri teknike te sfidat e brendshme, 2026-ta vit zgjedhor në PD

January 12, 2026
JD Vance kritika Evropës dhe Danimarkës pas çështjes së Groenlandës: Nuk kanë investuar në mbrojtje. S’është bërë punë e mirë…

Kina ashpërson tonet kundër planit të Trump për Groenlandën: SHBA është egoiste!

January 12, 2026
Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

Pse inxhinierët që ndërtuan vendin nuk kanë asnjë rrugë me emrin e tyre!

January 12, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Për inatçorët dhe fajtorët

January 12, 2026
Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

January 12, 2026
Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

Habit Trump, në një postim në Truth Social e quan veten ‘president në detyrë i Venezuelës’

January 12, 2026
Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

Një krim shtetëror monstruoz që ulërin për drejtësi edhe pas më shumë se 30 vjetësh heshtje kriminale

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In