Universiteti i Birmingamit ka zbuluar një prej fragmenteve më të vjetra të Kuranit. Dorëshkrimi është 1370 vjeçar dhe një nga më të hershmit e gjetur deri tani.
Ai ndodhej, prej gati një shekulli në librarinë e Universitetit, brenda disa librave mbi Lindjen e Mesme.
Kur një studente doktorature e pa me vëmendje vendosi të kryeje testin e radiokarbonit dhe askush nuk kishte menduar se do të bëhej ky zbulim, që sipas studiuesve, do të gëzojë myslimanët në të gjithë botën.









