• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpallet më i miri për vitin 2017

by A R
07/08/2017 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universiteti Bujqësor i Tiranës është renditur si universitet më i mirë në Shqipëri për vitin 2017. Lajmi konfirmohet nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore me qendër në Spanjë, i cili përmes një studimi nxjerr në pah të dhënat mbi vlerësimet.

Duke u bazuar në performancën akademike të mësimdhënies, kërkimit shkencor, si dhe aktivitetit gjithnjë dhe në rritje të ofrimit të shërbimeve ndaj të tretëve, Universiteti Bujqësor i Tiranes ka shënuar ngritje të ndjeshme në ranglistat rajonale dhe ato botërore, që bëjnë renditjen e universiteteve bazuar në performancën e tyre.

Pas një vlerësimi mbi plotësimin e të gjitha standardeve të Akreditimit të vlerësuara nga Kompania Britanike dhe APAAL në vjeshtën e vitit 2016, ky klasifikim është një konfirmim i plotë i faktit që Universiteti Bujqësor i Tiranës është qendra më e madhe dhe ekselente e edukimit universitar dhe pasuniversitar, kërkimit dhe trajnimit për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, ekonomisë dhe menaxhimit të agrobiznesit, bioteknologjisë dhe ushqimit, mjedisit, agroturizmit, mbarështimit te pyjeve, mjekësisë veterinare & shëndetit publik në Shqiperi.

Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore është një ndër organizatat bazë kërkimore në Evropë qepërbëhet nga rreth 126 Qendra dhe Institute kërkimore të shpërndara në të gjithë Spanjën.

“Puna jonë dhe zbatimi i politikave zhvilluese të Universitetit në drejtim të harmonizimit të kurrikulës, përshtatja me risitë më të fundit teknologjike dhe zbatimi i risive me moderne në procesin e mësimdhënies, kanë bërë që të vlerësohemi jo vetëm nga studentët, por edhe nga Institucionet relevante ndërkombëtare të rankimit të universiteteve”, thotë Prof. Dr. Bahri Musabelliu, Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. /ATSH/b.d

Next Post
Vijon lufta me flakët, 9 vatra zjarri në 24 orë. Ja situata sipas qarqeve

Vijon lufta me flakët, 9 vatra zjarri në 24 orë. Ja situata sipas qarqeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse fjalori i rrugës në Parlament nuk bien me ndryshim në Rregullore?

March 6, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

March 6, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In