• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet, si bëhet regjistrimi i fituesve në fazën e dytë

by Aalison Pearse Stevens
07/10/2016 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në të njëjtën ditë kur u shpallën fituesit, Ministria e Arsimit ka publikuar një manual me hapat teknikë për regjistrimin e tyre në universitete. Më konkretisht, ky proces do të kryhet në dy faza. E para nis më 13 deri më 16 tetor, ndërsa katër ditët e tjera për regjistrim do të realizohen me dy nënfaza, shkruan “Panorama”.

Manuali i MAS, i cili iu vjen në ndihmë më tepër sekretareve të fakulteteve, sqaron me detaje hapat që duhen ndjekur për regjistrimin e fituesve të shpallur një ditë më parë, ndërsa mungon informacioni për regjistrimet nga 17-20 tetor, që pritet të shterojnë të gjitha kuotat që ofrojnë universitetet.

Pasi të pakënaqurit të bëjnë ankimimet në tri ditët në vijim dhe të shqyrtohen, fituesit e palëkundur në zgjedhjen e tyre mund të nisin regjistrimet në datën 13. Në një situatë më të vështirë ndodhen fituesit në një degë më pak të preferuar dhe që janë në listë pritjeje për një program, sipas tyre, më të mirë.

Nëse ata nuk regjistrohen deri në datën 16, humbasin të drejtën e studimit në atë degë, dhe vendi iu lirohet atyre poshtë vijës së kuqe, ndërsa riskojnë të mos kapin pikët e duhura te programi që e duan më shumë.

Vetëm pasi të kenë përfunduar regjistrimet e fazës së parë, ata mund të orientohen për kuotat që mbeten bosh dhe mundësinë e tyre që emri i tyre nga i kuq të shënjohet me ngjyrë të gjelbër. Vetëm në fund të të gjithë procesit të regjistrimeve të fazës së parë, më 16 tetor, listat e fituesve do të updatohen, duke eliminuar vendet e studentëve fitues që nuk u regjistruan.

MANUALI

Regjistrimi i 18 mijë maturantëve fitues, po aq sa edhe kuota në universitete, është parashikuar të kryhet me dy faza. Ata që aktualisht u shpallën fitues në këtë raund dhe janë të kënaqur me degën, mund të regjistrohen në datat 13, 14, 15 dhe 16 tetor, nga ora 08:00-21:00.

Në vijim është post-raundi, i cili ndahet në dy faza regjistrimesh 48-orëshe në katër ditët e mbetura, përkatësisht 17-18 tetor dhe 19- 20 tetor. Gjatë kësaj kohe, secili kandidat mund të shikojë në kohë reale situatën e regjistrimeve në portalin klasi- fikimi.ualbania.rash.al.

Në krye të faqes, pasi të kenë nisur regjistrimet, shfaqet një opsion i tillë ku mund të shihen regjistrimet e kryera, si dhe fituesit, të cilët nuk janë regjistruar ende. Sekretaret që kryejnë regjistrimet kanë aktiv edhe opsionin “regjistrim i ri” në portal për të përfunduar procesin për fituesit që kanë vendosur të regjistrohen në një program studimi.

Kjo e fundit duhet të kërkojë me anë të ID studentin që bën kërkesë, krahas të cilit gjen opsionin për të kryer veprimin që duhet të konfirmohet edhe në një dritare dialoguese. Në të njëjtën kohë, kandidati për student duhet të shikojë apo verifikojë në ekran programin e zgjedhur. Vetëm nëse emri i tij shënjohet me ngjyrë të gjelbër, veprimi mund të quhet i përfunduar.

Nëse kandidati i regjistruar për këtë program është fitues edhe në degë të tjera, emri i tij automatikisht do të shënohet me gri. Kjo do të thotë që kandidati nuk ka më mundësi të regjistrohet në atë program studimi, duke lënë kuota bosh për kandidatët poshtë vijës së kuqe, të cilët do të kenë mundësi të regjistrohen gjatë dy nënfazave pasuese.

Next Post
Kupola e Taj Mahal në restaurim vitin tjetër

Kupola e Taj Mahal në restaurim vitin tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In