Agjencia Kombëtare e Provimeve ben te ditur se të gjithë maturantët që kanë shlyer detyrimet me provimet e maturës, e që nuk janë regjistruar për kuotat e pranimeve të raundit të parë, mund të hyjnë në sistemin e online të maturës për të qenë pjesë e garës së kuotave që do të plotësohen në raundin e dytë. “Në datat 30-31 gusht, do të hapet sistemi “Matura Online” për regjistrime. Ata kandidatë, të cilët nuk kanë detyrime të provimeve të maturës, mund të regjistrohen në këto data, duke u paraqitur në shkollat përkatëse”, bëhet me dije nga AKP. Në një fazë të dytë këta kandidatë do të plotësojnë edhe formularin e renditjes së preferencave për studimet e larta, fituesit e të cilit do të shpallen gjatë muajit shtator. Për t’ju ardhur në ndihmë kandidatëve që aplikojnë për universitet “Shekulli” boton udhëzuesin teknik me hapat që duhen ndjekur në portalin qeveritar e-albania për plotësimin e formularit A1Z. Fillimisht maturantët të cilët nuk kanë një profil në këtë portal duhet të regjistrohen, dhe më pas të bëjnë plotësimin e formularit, i cili plotësohet nga kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2016, por kanë detyrime për të dhënë një ose më shumë provime të maturës. Më herët ishte caktuar vetëm një etapë kohore që kryhej javën e fundit të marsit, ndër sa tani me sistemin e ri arsimor u jepet edhe njëherë mundësia këtyre kandidatëve, pikërisht në data 30 dhe 31 gusht. Pas përfundimit të plotësimit të formularit në këtë portal, ata vijojnë plotësimin në shkollën përkatëse sipas kalendarit të publikuar tashmë nga AKP. Pasi vetëm pas plotësimit të formularit në shkollë, atëherë ai quhet i përfunduar me sukses.
Hapat e aplikimit
Për kandidatët, të cilët nuk kanë një profil në portalin qeveritar e-albania, hapi i parë është krijimi i një profili. Nëse ju nuk keni një profil në portalin qeveritar veproni si më poshtë: Hapni browser-in (Mozilla Firefox, Google Chrome, Internet Explorer) dhe klikoni www.e-albania.al. Fillimisht bëjmë regjistrimin në portal. Për këtë ju duhet të klikoni te shenja +. Më pas, do plotësoni të dhënat siç kërkohen, hapat konkretë i keni të ilustruar në tabelat bashkangjitur shkrimit. Çdo maturant duhet të japë një adresë të saktë e-maili dhe numër të saktë telefoni, pasi në përfundim të aplikimit të formularit, në këto adresa u vjen konfirmimi se aplikimi u bë me sukses. Numri i celularit duhet i saktë dhe të keni akses, pasi brenda 120 sekondave në numrin që shënoni u vjen kodi i regjistrimit. Pasi ju jepni konfirmimin e këtij kodi, atëherë profili juaj konsiderohet i hapur dhe ju nisni plotësimin e formularëve A1 apo A1Z, në varësi të kandidatëve.
Plotësimi në portalin qeveritar bëhet personalisht nga maturantët pa pasur pranë mësuesin, apo si quhet ndryshe “mbikëqyrësi”. Nëse je maturant që vijon shkollën do zgjedhës të plotësosh formularin A1, dhe automatikisht të dhënat tuaja personale (Pikat nga 1-6) ngarkohen në formular. Te pika 7 plotësoni prefekturën tuaj (zgjidhni nga lista që u shfaqet). Zgjidhni shkollën tuaj në pikën 9, automatikisht do të plotësohet pika 8 (Qyteti/Fshati). pika 10 dhe 11 nuk keni të drejta t’i plotësoni pasi do plotësohet në shkollë nga mësuesi, në fazën e dytë të aplikimit i cili nis në datë 25 mars dhe zgjat deri në 10 prill 2016. Te pika 13 shtypni te ‘Po’ ose ‘Jo’, në varësi të faktit nëse do të aplikoni ose jo për studime jashtë vendit. Te pika 14 zgjidhni nga lista gjuhën e detyruar që do të jepni D3. Më pas zgjidhni dy lëndët me zgjedhje nga lista. Përbri gjeni dhe shumën e krediteve përkatëse.
Kusht për plotësimin e lëndëve me zgjedhje është se shuma e krediteve të të dy lëndëve duhet të jetë jo më pak se 8. Pas plotësimit klikoni butonin Dërgo. Më pas ju do merrni njo‑imin: Paraqituni në shkollë të përfundoni aplikimin! I njëjti mesazh do t’iu vijë dhe në celularin dhe adresën tuaj të e-mailit. Për kandidatët që kanë mbaruar shkollën para vitit 2016, duhet të zgjedhin të plotësojnë formularin A1Z. Plotësimi dhe për ta është i njëjtë, pasi pjesën tjetër të dhënat lëndore, do ti plotësojnë në shkollë, ku listojnë lëndët që do japin provim dhe notat e lëndëve që mbartin. Nëse plotësimi i tyre bëhet me suksese në adresat që kanë dhënë, numri i celularit dhe adresa e e-mailit u vjen njo‑imi “Paraqituni në shkollë të përfundoni aplikimin!”. Vetëm pasi të kryejnë plotësimin në shkollat përkatëse plotësimi i formularit A1 dhe A1Z quhet i kryer me sukses.
Pranimet, gara për kuotat e fundit
Raundi i dytë do të jetë për të gjithë maturantët që do arrijnë të marrin notat kaluese të sezonit të vjeshtës për të gjitha provimet e mbetura. Sipas udhëzimit zyrtar të MAS, universitetet duhet që brenda 22 shtatorit të zbardhin kuotat e paplotësuara për të gjitha degët studimore, për të cilat do të aplikojnë më pas maturantët e vjeshtës, si dhe kandidatët e tjerë që për arsye të ndryshme nuk konkurruan për të fituar kuotat e studimeve të raundit të parë. “Në këtë raund mund të aplikojnë edhe të gjithë kandidatët, që kanë plotësuar formularin A1 dhe atë A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, po ashtu mund të konkurrojnë edhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit të raundit të parë e nuk janë shpallur fitues, si dhe ata që nuk janë regjistruar as në raundin e parë e që duan të përfitojnë nga kuotat e parealizuara”, detajohet në udhëzimin e MAS. Edhe në këtë rast do të konkurrohet online me 10 preferenca.
Këto përzgjedhje do të bëhen sipas një kalendari të miratuar për çdo drejtori arsimore, të cilën gjithashtu e gjeni të detajuar në tabelën bashkangjitur shkrimit. Kjo procedurë do të zhvillohet në datat 23 shtator-1 tetor 2016. Shpallja e fituesve të raundit të dytë do të bëhet përgjatë javës së parë të muajit tetor, përkatësisht brenda datës 6 tetor. Prej datës 23 shtator, të gjithë kandidatët që kanë shlyer detyrimet e vjeshtës, si dhe kanë notë mesatare të shkollës së mesme mbi 6, duhet të aplikojnë për përzgjedhjen e degëve ku duan të fitojnë studimet e larta gjatë garës për fituesit e raundit të dytë. Sipas kritereve të MAS, çdo maturant, për të fituar studimet e ciklit të parë “Bachelor”, si dhe atyre të integruara dhe programet profesionale për kuotat e raundit të dytë të pranimeve, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online duke nisur nga data 23 shtator.