Shqipëria pas disa vitesh rrezikon të mbetet pa mësues, kryesisht në disa prej lëndëve shkencore.
Të rinjtë kanë pak interes për të nisur studimet e larta në këto degë. Rritja e notës mesatare, kohëzgjatja e studimeve dhe paga në këto profesione sipas Rektorit të Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, janë disa prej arsyeve që stepin maturantët.
“Shkaqet të marra së bashku duhet të na vënë në mendime për të rishikuar në tërësi qëndrimet e institucioneve të arsimit të lartë,” thotë ai.
Ndërkohë gjuha greke dhe ajo ruse në Unviersitetin e Tiranës këtë vit akademik rrezikojnë të mbyllen.
“Në gjuhën greke nuk kemi asnjë të rrezikuar. Në gjuhën ruse kemi vetëm një,” tha rektori per abcnews.al.
Të rinjtë vijojnë të tërhiqen nga drejtësia, ekonomiku, anglishtja dhe gjermanishtja. Rreth 94% e kuotave janë plotësuar që në mbyllje të raundit të parë të regjistrimeve.
Për të nisur studimet në Universitetin e Tiranës këtë vit akademik kanë aplikuar rreth 58 mijë maturantë për rreth 5100 vende të lira.
/m.j