Për Lulzim Bashën, qeveria e sotme po shpenzon për luks në zyra dhe udhëtime. Deklarata erdhi gjatë një interviste në Report TV ndërsa kreu i PD komentoi edhe universitetet kioska të mbyllura nga qeveria Rama.
Sipas tij, çelja masive e universiteteve në kohën e Berishës duhet të shërbejë për të reflektuar.
Por sipas Bashës, ligji aktual i arsimit të lartë është klientelist.
“Protesta, e drejtë. Rezultat i degjenerimit të arsimit të lartë, përgjegjësinë e ka ai që kaloi ligjin, Edi Rama. Ju e dini që PD e kundërshtoi këtë ligj, ne përvijuam qëndrimin tonë politik të prerë.
Parashtruam zgjidhjet për shqiptarët, të dyfishohej buxheti për arsimin. Sot, Rama harxhon më shumë për shpenzime luksi. Shqipëria, vendi me arsimin më të shtrenjtë në Europë dhe me cilësinë më të dobët. S’është vetëm çështje tarifash.
Faza e parë e atyre universiteteve pati problem, u përballëm me skarcitete, Universitete të licensuara, por që nuk përmbushnin kushtet.
Sigurisht që ka vend për reflektim. Ligji i arsimit është ligj klientelist” – tha Lulzim Basha mbrëmjen e së hënës.
/a.rada










