Ministrja e Arsimit Besa Shahini, me anë të një videomesazhi i ka uruar suksese të gjithë studentëve që nisin sot vitin e ri akademik.
Ajo tha se do vazhdohet me përmbushjen e premtimeve për studentët në kuadër të Paktit për Universitetin.
“Të dashur studentë sot fillon viti i ri akademik dhe ne kemi kaluar të gjithë muajt e verës për të realizuar Paktin për Universitetin. Do vazhdojmë me përgjysmimin e tarifave për të gjithë studentët e ciklit të parë dhe të integrua.
Do vijojmë me dhënien e bursave për studentët ekselentë dhe kategoritë në nevojë.
Kemi investuar në konviktet në të gjithë Shqipërinë. Mos harroni ta përdorni bibliotekën dixhitale për të realizuar studimet tuaja”, u shpreh Shahini.
/a.r