• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Universitetet, hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e formularit A3

by
22/09/2015 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Universitetet, hapat që duhet të ndiqni për plotësimin e formularit A3

Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin se si do të plotësohet formulari A3 dhe tarifa që duhet paguara përpara se të aplikoni. Në këtë raund mund të aplikojnë të gjithë fituesit në Universitet që nuk kanë fituar preferencën e parë në dy fazat e para, ata që nuk kanë fituar asnjë degë si dhe maturantët që kanë marrë notë kaluese në provimet e vjeshtës.

Hapat që duhet të ndiqen
Plotësimin në sistem të pikëve mesatare (apo notave mesatare) do ta bëjnë:

Maturantët të cilët gëzojnë të drejtën të plotësojnë formularin A3 sipas Udhëzimit Nr. 27 datë 19.08.2015.

Përjashtohen nga ky detyrim ata maturantë të cilët kanë plotësuar formular A2 dhe dëshirojnë të vazhdojnë konkurrimin, meqenëse ata e kanë kryer këtë proces në periudhën kur u aplikua me formularin A2.

Plotësimi në sistem ti pikëve mesatare do të bëhet pranë shkollave të mesme përkatëse në datat: 23.09.2015 – 28.09.2015 nga përfaqësuesit zyrtarë të këtyre shkollave.
DAR/ZA-të të marrin masa për kontrollin e laboratorëve dhe monitorimin e procesit.

Theksojmë se secili maturant që gëzon të drejtën për plotësimin e formularit A3 dhe që dëshiron të konkurrojë në garën e pranimit në IALP (Institucionet e Arsimit të Lartë Publik) nëpërmjet Parimit Meritë – Preferencë në këtë raund, duhet së pari, pranë zyrave të Postës Shqiptare apo Bankave të nivelit të dytë të kryejë pagesën e tarifës së aplikimit të formularit A3 prej 2000 lekësh. Për të bërë të mundur kryerjen e kësaj pagese maturantët duhet të jenë të pajisur me Faturën për Arkëtim të cilën po ju a bashkëngjisim.

Me mandatin e pagesës për aplikim të formularit A3 si dhe me dokumentin identifikues (kartë identiteti, pasaportë biometrike ose certifikatë personale me fotografi, maturanti/kandidati paraqitet në shkollën e tij, e dorëzon atë dhe sigurohet që përfaqësuesja e shkollës të hedhë në sistem pikët apo notën mesatare të viteve të gjimnazit.

Pas kryerjes së këtij procesi maturanti/kandidati ka të drejtën dhe mundësinë që të plotësojë online formularin A3 për Maturën Shtetërore 2015, në afatet e përcaktuara dhe publikuara nga MAS dhe AKP. Maturantët që nuk kanë shlyer pagesën përkatëse dhe për rrjedhojë nuk kanë të regjistruara në sistem pikët mesatare nuk lejohen nga sistemi informatik që të plotësojnë online formularin A3. E njëjta gjë do të ndodhë dhe për maturantët që rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore.

Next Post

Ky është Passat i ri, që Volkswagen po mburret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In