• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Universitetet dhe studentët si promotorë të zhvillimit të shoqërisë sonë

by Java News
07/12/2018 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dr. Luan Zyka

Protestat e studenteve në Tiranë dhe në qytete të tjerë të vendit përbëjnë nxitje për të diskutuar edhe një herë rreth rolit të Universiteteve dhe arsimit të lartë në zhvillimin e vendit.

Në kohën e sotme, ku shoqëria njerëzore është shoqëria e dijes, roli i Universiteteve ka marrë karakter më të theksuar dhe më të dukshëm shoqëror. Ky është standarti europian i arsimit të lartë, ku zhvillohet kërkimi dhe mendimi shkencor, vlera e lirisë së fjalës, , dialogu qytetar. Pra, një Universitet që prodhon dije, afron propozime dhe këndvështrime të reja për shoqërinë dhe botën.

A e luajnë këtë rol Universitetet tona në shoqërinë dhe në zhvillimin kulturoro-ekonomik të vendit ? Cili është emri tyre në shoqërinë shqiptare, dhe më gjerë ? Cili shqiptar do të çonte fëmijën e tij në Universitetet tona nëse do të kishte mundësi ekonomike për ta çuar jashtë vendit ? Cila firmë serioze biznesi do të preferonte një të diplomuar në Shqipëri para atij me diplomë të huaj (përveç administratës publike, ku ndodh e kundërta).

Autonomia, liria akademike dhe cilësia e Universiteteve

Autonomia, parim dhe mjet bazë për mbrojtjen e natyrës akademike dhe kërkimore të arsimit të lartë. Autonomi për të mbajtur sa më larg presionin e valëve partiake për qëllime të çastit. Autonomi për të krijuar klimën e duhur të zhvillimit të njohurive dhe ideve të drejtuesve të ardhshëm të shoqërisë.

Po si është deformuar autonomia në Universitetet tona, në klika dhe klube të mbyllura me interesa të çastit ? Zgjedhjet për drejtuesit e Universiteteve me grupe të ngritura mbi bazë të normave të tregut, më jep një votë – të jap një gradë shkencore, një bursë, një projekt, një vend punë për vajzën a për dhëndrin. Ky është konceptimi në praktik i autonomisë së Universiteteve tona.

Po liria akademike që ka degjenuar në krijimin e burokracisë universitare ku për interes të mbijetesës ajo do preferonte edhe një status të kolonisë shpirtërore ndaj Universiteteve të huaja ? Liria akademike është zënë prej fyti nga oligarqitë universitare – varianti ‘intelektual’ i etjes shqiptare për pushtet. Cila është figura e përgjithshme e pedagogut universitar në sytë e shoqërisë shqiptare ? Sa i ngjan meritokracia që ke njohur në Universitetet amerikane me ‘partikracinë’ e atyre që ke përreth ?

Si matet efikasiteti i Universiteteve ? Vetëm me kërkimin shkencor, vetëm me numurin e diplomave, vetëm me numurin e studentave dhe kërkesave për studime ? Edhe sikur këto të ishin në nivele të mira, nuk përbëjnë tregues të plotë dhe të mjaftueshëm për rolin e Universiteteve. Universitetet nuk janë si firmat e biznesit ku efikasiteti i tyre matet vetëm me numura.

Sepse cilësia e Universiteteve është e lidhur me përgjegjësinë e tyre ndaj zhvillimit të shoqërisë. Ku është lidhja e Universiteteve tona me zhvillimin e shoqërisë ? Nga cili Universitet shqiptar u bë ndonjë paraljamërim për ndikimin e piramidave të famshme të viteve ’90. Ku janë studimet rreth problemeve më të mprehta të shoqërisë së sotme shqiptare ?

Përmbushja e standarteve të mësipërme do ishte ideale për do universitet në botë, por në rastin e universiteteve tona, deformimi i këtyre standarteve është me pasoja katastrofike për të tashmen dhe të ardhmen vendit.

Lëvizjet e mëdha studentore, që nga ai i Kemprixhit 1897, i Pekinit të 1919, i Parisit 1968, i Tiranës 1991, i Tunizise, i Londrës më 2010 kishin si motiv jo vetëm ripërcaktimin e rolit të Universiteteve si faktor bazë i zhvillimit shoqëror, por edhe zgjidhjen e problemeve të mëdha shoqërore.

Protesta e studentëve shqiptare po i ngjet një orteku që sa vjen e rritet, jo vetëm në kërkesat e tyrë për rishikimin e tarifave që paguajnë dhe kundër politikave neoliberale në fuksionimin e univeristeteve.

Por jo vetëm kaq. Përtej problemeve të tyre dhe të funksinomit të Universiteteve, protesta e studentëve është një llavë problemesh e krijuar prej vitesh në gjirin e shoqërisë shqiptare.

Ashtu si e tha edhe një student, ata duan; “Arsim Cilësor”, “Larg Partitë nga protesta studentore”, dhe “…Shqipërinë si e gjithë Europa”. Shoqëria shqiptare ka nevojë për një fillim të ri…

Shkruar për JavaNews.al

Next Post
Pastrim parash në vlerën 1 mln euro/ Procedohen penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana e Kavaja

Njihuni me 2 shenjat e Horoskopit që do bëjnë para në vitin 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In