Universiada Botërore e Chengdu-së ka përshkuar gjysmën e rrugës për sa i përket konkurrimit. Ndër 18 sportet, kanë përfunduar goditja me hark, xhudoja, gjimnastika artistike, qitja dhe gjimnastika tradicionale kineze ushu, ndërsa 12 sportet e tjera, si atletika, gjimnastika, badmindoni, basketbolli etj., janë në zhvillim e sipër. Garat e sportit të fundit, kanoes, filluan që nga e premtja.
Funksionari i departamentit të garave pranë Komitetit Ekzekutiv të Universiadës Liu Guorong tha se gjatë gjysmës së parë të saj, veprimtaria është zhvilluar në mënyrë normale, me 8593 konkurrime nga sportistët dhe 4521 gjykime nga zyrtarët teknikë. Edhe rezultatet janë të dukshme.
Gjatë shtatë ditëve të kaluara, mrekullia dhe aspektet prekëse të Universiadës së Chengdu-së mishërohen në aspekte të ndryshme. Shumë pjesëmarrës kanë historitë e veta mbresëlënëse për këtë veprimtari. Në tajkundo, lojtari iranian dhe ai turk u përqafuan fort pas ndeshjes dhe e inkurajuan njëri-tjetrin, duke e lënë mënjanë konkurrencën e ashpër të porsapërfunduar. Po në tajkundo, Hu Mingda i Kinës pati sukses në kërkesën për martesë ndaj bashkanëtares së ekipit Liang Jie pas ceremonisë së dhënies së medaljeve. Edhe vullnetarët kanë qenë pozitivë në zgjidhjen e vështirësive të delegacioneve të ndryshme shkruan CMG.
Në gjysmën e dytë të veprimtarisë, organizatorët e Universiadës do të vazhdojë të ofrojnë shërbime cilësore.