Një gol i Juan Matas në minutën e 70-të i ka mjaftuar Manchester Unitedit për të ecur tutje në Ligën e Evropës.
Spanjolli shënoi golin e vetëm në fitoren minimale 1 me 0, mjaftueshëm për të eliminuar Rostovin nga kjo garë.
“Djajtë e Kuq” që në ndeshjen e parë barazuan, në çerekfinale kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 2 me 1. (b.an)










