• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë deklaratë kundër veprimit të Ramës që përzuri gazetaren pa maskë

by Java News
13/03/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar ashpër veprimin e kryeministrit Edi Rama, i cili paraditen e sotme, largoi nga raportimi live gazetaren e Fax News, Edona Haklaj, pasi kjo e fundit momentalisht nuk kishte maskën.

Teksa e kanë quajtur veprimin e Kryeministrit akt të dhunshëm dhe aspak etik, UGSH tha se këto reagime të ngutshme politike po rikthejnë kuotën tronditëse të politizimit të medias dhe të shtyrjes më tej të ndarjeve të reporterëve dhe mediave në “pro dhe kundër” palëve elektorale.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Gjesti dhe prekja fizike e gazetares Edona Haklaj nga Kryeministri,  një rast i paprecedent

Tiranë më 13.03.2021

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u njoh sot  me sekuencën audiovizive dhe reagimin për shkak të shtyrjes, të reporteres së televizionit Fax Neës, koleges Edona Haklaj nga kryeministri i vendit Edi Rama ndërsa po zhvillohej një komunikim me mediat dhe reporterët në Tiranë. Gjesti i shtyrjes fizike për shkak të mungesës së maskës mbrojtëse nga ana e reporteres, përbën një precedent të rrallë dhe në vetvete, ka peshën e një incidenti.

Reporterja Haklaj në sqarimin publik në faqen vetiake të fb, përmes një norme të lartë etike ndien përgjegjësinë për mungesën e përkohshme të maskës dhe dënon veprimin e kryeministrit.

Një gjest i tillë prej Kryeministrit të vendit përbën në vetvete një akt të dhunshëm dhe aspak etik. Ditë më parë prepotenca verbale e kryeministrit Rama u ekspozua edhe në komunikimin me reporteren Ambrozia Meta, ndërsa zhvillonte një tjetër konferencë për shtyp me gazetarët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë proteston ndaj gjesteve dhe akteve të tilla, aq më tepër që vijnë prej kryeministrit të vendit dhe në pikun e fushatës elektorale ku siç po vërejmë me shqetësim, skena  politike dhe elektorale po tensionohet skajshmërisht. Akte të tilla, reagimet e ngutshme politike si dhe avokatitë e ekzagjeruara nga subjekte dhe protagonistë politikë ndaj raportimeve të mediave dhe gazetarëve, fatkeqësisht po rikthejnë kuotën tronditëse të politizimit të medias dhe të shtyrjes më tej të ndarjeve të reporterëve dhe mediave në “pro dhe kundër” palëve elektorale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin e thellë për këtë situatë dhe klimë. Dënojmë çdo tendencë politizuese, çdo  lloj agresioni dhe presioni ndaj gazetarëve dhe reporterëve dhe kërkojmë që partitë politike të respektojnë vullnetin qytetar dhe ndërgjegjen qytetare të gazetarëve profesionistë dhe mediave plurale në vend si dhe legjislacionin në mbrojtje të lirisë së fjalës dhe raportimit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e fuqishëm me koleget dhe gazetarët në terren, duke u kërkuar shtimin e kurajos, rritjen e këmbënguljes për raportim të thelluar dhe imponim të transparencës dhe besueshmëri të ofertave elektorale nga ana e subjekteve elektorale, aktorëve dhe kandidatëve që pretendojnë të marrin votëbesimin e qytetarëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pamvarësisht se cilës palë i përkasin.

Organizata jonë përveç denoncimit të rasteve, përgjatë gjithë periudhës së mbetur të kësaj fushate është në kontakte me organizata simotra ndërkombëtare dhe institucione që investohen për lirinë e medias dhe sidomos atë të gazetarëve. Dy rastet në fjalë janë pjesë e këtij raportimi dhe arsye për shumëfishim të reagimeve tona.

Po ashtu disa orë pas këtij incidenti ka reaguar edhe vetë gazetarja Edona Haklaj, e cila tha se veprimi i sotëm i saj përbën shkelje administrative, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

Postimi i plotë:

Sot, për shkak të profesionit që kam rastisa si rrallëherë pranë kryeministrit Rama. Rastisa dhe pa maskë.

Për shkak të rrethanave që ndodhin në raportimet live, e që jo gjithmonë janë favorizuese për të qënë gati me mikrofonin, kamerën, e maskën.

Kryeministrit,me të drejtë i bëri përshypje mungesa e maskës sime, (edhe pse përdora shallin si barrierë mbrojtëse) dhe pa të drejtë më shtyu në formë urdhëruese për të shkuar dhe për të marrë maskën Unë i përkas kulturës, dhe reagimi im ndaj liderit suprem ishte në te njëjtën formë, me një largim të qetë, sikur asgjë nuk ndodhi.

Duke e njohur mirë kryeministrin, marrëdhënien e tij me medien, nuk doja që ai të gjente një rast për tu grricur, as një arsye për tu bërë lajm.

Ama, unë me veprimin tim sot mund t’i kem një borxh shtetit për shkeljen e aktit administrativ për mosmbajtjen e maskës, ndërsa kryeministri me veprimin e tij ka shumë borxhe për të larë.

Next Post
Politikani zviceran, Maudet respekton integrimin e shqiptarëve: Të angazhuar për shoqërinë e Gjenevës!

Politikani zviceran, Maudet respekton integrimin e shqiptarëve: Të angazhuar për shoqërinë e Gjenevës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In