• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unioni i Gjyqtarëve anti- vetting çon në Kushtetuese ligjin për statusin: Të pezullohet

by Java News
02/12/2016 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni i Gjyqtarëve ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për statusin e gjyqtarëve. Ligji per statusin u dorëzua në Kushtetuese nga Gerd Hoxha dhe Erion Bani. Unioni i Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese pezullimin e ligjit, ndërsa rendisin edhe faktet që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën.

“Cënohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cënon të drejtën e karrierës për gjyqtarët. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë në lartësinë e saj dhe të pezullojë ligjin” tha Gerd Hoxha.

Unioni i Gjyqtarëve deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias. Ndërsa Erion Bani vazhdoi më tej duke u shprehur se ligji cënon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të drejtën e gjyqtarëve për t’u mbrojtur.

“Madje, përmes të këtij ligji cënohet parimi i vazhdimësisë institucionale, si rasti i KLD, pasi i ka kufizuar kompetencat për emërimet dhe shkarkimet e kryetarëve të gjykatave. Me funksionimin e KLGJ ndërpriten mandatet e kryetarëve të gjykatave duke cënuar parimet e sigurisë juridike“tha ai.

Unioni dhe PD bashke kunder Vetting

Pa mëdyshje tashmë mund të thuhet se ka një sulm të organizuar dhe të dirigjuar jo vetëm nga PD-ja, por edhe nga segmente të larta në kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë, për të zhbërë Reformën në Drejtësi. Pas PD-së, janë shfaqur kthjelltazi edhe gjyqtarët, ata të cilët, po tentojnë dëmtimin e Reformës, duke ankimuar në Gjykatën Kushtetuese jo vetëm Vetting-un, por tashmë edhe ligjin për “Statusin e Gjyqtarëve”, pjesë e paktës së Refomës në Drejtësi. Ligji për “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, hyri në fuqi me datë 22 nëntor 2016. Hyrja në fuqi e këtij ligji, është shoqëruar me “ngrirjen” e funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk mund të emërojë, transferojë apo promovojë gjykatësit.

Në fakt këtu duhet kërkuar edhe arsyeja se përse gjyqtarët anti Reformë po kërkojnë shfuqizimin e ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo për faktin se KLD-ja e famshme e drejtuar nga Presidenti Nishani, në përbërje të të cilit ka edhe gjyqtarë të lakuar qartazi si të korruptuar, nuk mund të bëjë më emërime dhe transferime siç ka bërë deri më tani, ku në pjesën më të madhe këto emrime dhe transferime kanë qenë thjeshtë pazare dhe qoka politike.

Ajo që vihet qartazi është fakti se sulmet kundër Reformës në Drejtësi nuk janë aspak sporadike, por të mirëorganizuara dhe me regji politike. Gjyqtarët kanë marrë zemër edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar zbatimin e vetting-ut, vendim ky që po mban peng vendin në negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së. Qartazi Unioni i Gjyqtareve eshte tashme nje instrument politik qe po perdoret nga PD kunder reformes ne Drejtesi. Vete Unioni eshte pale e interesuar qe te mos kete Reforme, pasi ajo prek shume domene te sistemit te kriminalizuar te drejtesise ne Shqiperi.

Me. Ar

Next Post
Ministri Manjani në Greqi: Standarde të përbashkëta ligjore

Amnistia dhe pronat, Manjani i përgjigjet shqetësimit të njerëzve në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

February 27, 2026
Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

February 27, 2026
Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

February 27, 2026
Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

February 27, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In