• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

UNESCO-s i propozohet të mbrojë dokumentet e Gjyqit të Auschwitz-it

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth tetë mijë pjesëtarë të Waffen – SS dhe dyqind SS të tjerë shërbyen në Auschwitz.

Njëzet e dy prej tyre u akuzuan në Gjykimin për Auschwitz-in në Frankfurt në vitin 1963. Nuk ishin të akuzuar vetëm për vrasje individuale, por më shumë për ndjekjen e “urdhrave kriminale të udhëheqjes shtetërore gjermane” dhe pjesëmarrjen në krime masive.

Gjykimi zgjati 20 muaj dhe përfshiu 300 dëshmitarë, 200 prej tyre të mbijetuar të Auschwitzit. Gjashtë prej të akuzuarve ishin dënuar me burgim të përjetshëm e tre u liruan në mungesë provash.

Është e pamundur të harrohet një gjykim i tillë, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Ngjarja historike prodhoi 454 dosje dhe 103 audioincizime, të cilat komisioni gjerman i UNESCO-s i ka nominuar që të bëhen pjesë e regjistrit të UNESCO-s si “Kujtesë e botës”.

Joachim-Felix Leonhard, kryetar i komitetit për nominimin gjerman, ishte 16-vjeçar kur ndoqi për herë të parë gjykimin.

“Është e pamundur të harrohet”, ka thënë Leonhard. “Ende i dëgjoj zërat e dëshmitarëve. Ende më dalin para sysh fytyrat e tyre”, ka shtuar ai. Për të, futja e dokumentacionit të gjykimit në regjistrin global është prioritet personal.

“Gjyqi i Auschwitz-it ishte mundësia më e madhe për të gjithë dëshmitarët nga të gjitha vendet e përfshira që zëri i tyre të dëgjohet, në gjuhën e tyre, me ndihmën e përkthyesve”, ka thënë historiani Leonhard.

Kjo e bën dokumentacionin që të ketë interes të veçantë në shkallë të përgjithshme ndërkombëtare.

Qëllimi i regjistrimit është që të “nxjerrin dokumentacionin me vlerë të jashtëzakonshme nga arkivat, bibliotekat dhe muzetë për t’i bërë ato të qasshme në mënyrë digjitale në mbarë botën”.

Kjo do të thotë që të përfshihen dokumente nga shtete të ndryshme që më pas ato të kompletojnë njëra-tjetrën. Materiali nga gjykimi do të jetë një tjetër pjesë e përballjes me Holokaustin, bashkë me Ditarin e Ana Frankut, i cili tashmë është pjesë e regjistrit.

Gjykimi nuk do të ndodhte pa ndihmën e prokurorit të shtetit të atëhershëm, Fritz Bauer. Gjermanët deshën që të harronin Luftën e Dytë Botërore në vite pas përfundimit të saj.

Aleatët tashmë kishin mbajtur gjykime të shkurtra duke përfshirë më shumë kriminelë seniorë nazistë. Rindërtimi ishte prioritet e jo përballja me të kaluarën nacionale socialiste. Fritz Bauer, vetë hebre i mbijetuar nga kampi i përqendrimit në Danimarkë, u bë një prej kampionëve më prominentë të reformës në drejtësinë kriminale.

Këmbëngulja e tij çoi në themelimin e Qendrës për kërkime dhe dokumentacion të Holokaustit. Këtë e bëri në emër të tij dhe kjo qendër ruan fragmente të audioregjistrimeve të gjyqit.

“Askush nuk e ka menduar më parë se ajo që ndodhi në Auschwitz mund të jetë e vërtetë”, ka thënë Werner Konitzer, kryesues i “Fritz Bauer Institute”.

Incizimet shpalosin edhe detaje se si të akuzuarit mundohen të arsyetojnë veprimet e tyre, duke thënë se vetëm kanë ndjekur urdhrat që kanë marrë.

“Mund të shohësh se ata nuk ishin vetëm duke ndjekur urdhrat”, ka thënë Konitzer. “Vërehet një urrejtje e ftohtë nga mënyra e të folurit”.

Konitzer sikurse edhe Leonhardi, e konsideron si të nevojshme futjen e dokumenteve të gjykimit në regjistrin e UNESCO-s.

“Ne nuk pyesim përse duam që gjërat e mira të mbrohen si trashëgimi botërore, por kultura ka të bëjë edhe me ballafaqimin me gjëra dhe ngjarje të vështira”, ka thënë Konitzer.

Aktualisht janë 348 artikuj në rrjetin digjital të UNESCO-s, 22 prej të cilave vijnë nga Gjermania. Vendimi për marrjen në mbrojtje të dokumenteve të Auschwitzit pritet të merret vitin e ardhshëm në Paris. (b.an)

Next Post

S’ka buxhet për të gjithë veteranët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In