Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi ka reaguar pas akuzave dnaj tij lidhur me një pikturë të Ramës basketbollist në një palestër që po ndërtohet në këtë qytet. Peçi shkruan se aty nuk bëhet fjalë për një kryeministër, por për një nbjeri që i ka dhënë shumë sportit në arenën ndërkombëtare.
Ai thotë se qendra sportive multifunksionale po dekorohet me foto sportistësh të shquar që kanë një lidhje me Tepelenën, Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara, Strakosha, Igli Tare, Muhedin Targa, etj.
STATUSI I TERMET PECIT
Unë, Tërmeti i fitores “publiçitare” dhe punës revolucionare, siç duket nuk mund të ndahem dot nga disa njerëz e portale për së largu, të cilet, paskan vendosur që më shumë se të merren me çështje thelbësisht të rëndësishme për shoqërinë, merren me mbushjen e boshllëkut të kafeneve e derexheve të atyre që skanë e s’dinë si t’i zënë orët me punë.
Ne po i ndërtojmë Tepelenës në këto ditë një nga qëndrat sportive multifunksionale që ndoshta rajoni i ka ëndërruar dhe kjo megjithëse nuk ua zuri syrin këtyre “të ngopurve me punë”, sigurisht që duhej një pikturë murale që t’i frymëzonte për të ngjallur kreativitetin deri ne delir, duke thënë se një kryeministër ish-basketbollist, paska zënë vendin në një kënd sportiv të lojërave më dorë.
Ju, skeptikët e informacionit pa moral e pa kurrkund formimi që i keni rënë në qafë profesionit, duhet të dini ose pyesni nëse s’dini, se aty nuk qëndron një kryeministër me kravatë por rend e rreth janë disa nga njerëzit që i kanë dhënë mjaft vlerë sportit shqiptar në fund të viteve 70 – 80-të, duke e përfaqësuar atë në arenën europiane.
Kushtrim Zaçe, nëse e shohim me këndin tuaj, është një demokrat me shumë vlerë dhe kontribut në sport si një Tepelenas. Më tej Agim Fagu, Lefter Shkëmbi, Shpëtim Mellara apo mandej Strakosha, Igli Tare, Muhedin Tarka e shumë e shumë të tjerë po aq të rëndësishëm e me vlerë sa emrat që përmendëm, janë frymëzim i një brezi me talent që preku Europën.
Pse jo të mos jenë ikonat të fëmijëve në qytetin tonë, të jenë motivi për të qënë apo bërë dikush, të rriten me sportin, ta duan, ta vlersojnë, të bëhen ata shembulli i gjurmëve të historisë në sportin Shqipëtar?
Këta njërëz nuk i shqetësoi mjerimi i ekzistencës së asaj gërmadhe që flinte në mes të qytetit me dekada, por as nuk i frymëzoi ky projekt kaq dimensional që do të jetë “mjeku” më i mirë në shëndetin fizik të fëmijëve që rriten në këtë Tepelenë. Kryeministri ju që se dini ka qënë ai që inicioi me atë vullnet dhe shpirt sportisti, që ai projekt të realizohej për këta fëmijë sepse do të gjente financim, që ky brez që rritet të njohi standartin dhe qytetarinë dhe jo baltën e harresën. Mos kjo duhet të më bëjë të skuqem prej turpit?!
Nëse ky imazh do ishte shqetësim për fëmijët apo vet qytetarët e mi, atëherë sesi e zgjidh unë si kryetar, te ashtuquajturin “problem”, ajo është krejtësisht çështje e imja si i zgjedhuri me votë nga po ata. Jam i sigurt se ai imazh aq sportiv me topin e basketbollit në dorë është rezultati frymëzues i votëbesimit që ky qytet i fali më 25 qershor jo vetëm në Tepelenë, po mbarë vendin.
Tepelena di se çbën me njerëzit e saj, sepse mjaft mirë dihet prezenca e këtyre figurave që janë me emër të madh në art, sport, kulturë, akademi, shkencë, inxhinieri, mjekësi e çfardo fushe tjetër të jetës. Ne jemi po aq krenarë që i mbajmë në gjardanin e vlerave të çmuara të kulturës dhe traditës tonë.
Bëjini pyetjen vetes sesa i peshoni këtij vendi dhe çfarë bëni për ta parë më mirë, përpara se të bëheni sehirxhinj dhe mediokër ndaj atyre që me punë, mund dhe djersë e duan këtë vend të vogël në Europën e madhe.
/a.m.