• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë “socialisti i pasigurtë” në database që tremb PD-në e Bashës dhe Berishës

by Carlo Bollino
14/04/2021 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Prej vitesh tashmë, Sali Berisha dhe klani I tij familjar më përndjekin duke më konsideruar gazetar “armik” dhe duke më etiketuar kështu si trafikant, spiun, hajdut, mafioz dhe së fundmi “karlo malavita”. Për këtë arsye, një gjykatë e dënoi Sali Berishën zyrtarisht si “shpifës” dhe jam krenar që prej meje mori dënimin e parë të dhënë ndonjëherë për të nga një gjykatë shqiptare. Sigurisht që Sali Berisha-shpifës e di shumë mirë se asnjë nga akuzat që më ka drejtuar në këto 27 vitet e fundit nuk është e vërtetë, por ai është i gatshëm të vazhdojë të gënjejë dhe të dënohet përsëri vetëm e vetëm që të delegjitimojë një gazetar që ai e konsideron të lidhur me Partinë Socialiste. Logjika ime dhe inteligjenca ime e frikësojnë dukshëm më shumë se integriteti im. Po tani, pikërisht database e Partisë Socialiste, që Partia Demokratike e konsideron shumë të saktë deri në pikën sa ta transformojë në një alibi për të justifikuar humbjen e mundshme, në zgjedhjet e ardhshme, më çliron edhe nga kjo përkatësi politike.

Pas shpërndarjes së një kopje të database të famshme nga ana e PD-së në celularët e qindra personave (duke shkelur atë privacy që shtirej se po denonconte), një kopje, më në fund, mbërriti edhe te unë. Dhe çfarë zbuloj? Gjëja e parë është se Partia Socialiste nuk ka as numrin tim të telefonit (që e kam prej 30 vitesh), dhe në fakt në database celulari i regjistruar në numrin tim është 0682030XXX, asnjëherë i imi. Përmes një kontrolli të thjeshtë përmes një aplikacioni që zbulon identitetin “sekret” të gjithë mbajtësve të celularëve, zbuloj se ky numër i përket në të vërtetë një gazetari të njohur të PD-së.

Zbulimi i dytë është se sipas database edhe unë kam një patronazhist: Quhet Redi Prifti. Ndryshe nga ndonjë koleg i ri që e ka marrë shumë seriozisht rolin e patronazhistit duke i akuzuar publikisht se janë spiunë, sikur të jetonim në kohën e Sigurimit, ndaj “patronazhistit” tim nuk ushqej ndonjë qejfmbetje. Duke mos e njohur, e duke lexuar gabimet në përmbajtjen e “dosjes” sime, mund të dal, maksimumi, në konkluzionin se ka punuar aq keq sa s’ka ditur të raportojë as numrin tim të telefonit. E megjithatë jam i bindur se ky “Redi Prifti”, cilido ai qoftë, as nuk e ka ditur ndonjëherë se më ka patur në patronazh! Në rast të kundërt, duhet pushuar nga detyra që ka marrë për paaftesi.

Kush bën gazetarin shkel privatësinë e të tjerëve që në ditën e parë të punës, prandaj, ne gazetarët duhet të jemi të fundit që duhet të skandalizohemi nëse dikush shkel privatësinë tonë. Unë, megjithatë, që kur jam regjistruar në Facebook, kam hequr dorë nga privatësia ime dhe prandaj, mendoj se të gjithë ata që dënojnë me tone patriotike kë guxon të shkelë privatësinë e tyre dhe e bëjnë përmes mediave sociale të cilave i kanë dorëzuar identitetin e tyre, janë naivë ose hipokritë. Sapo është zbuluar që Facebook ka shpërndarë në rrjet të dhënat personale të 533 milionë personave në të gjithë botën, përfshi adresat dhe numrat e telefonit.

I vetmi lajm i vërtetë që gjeta në database të Partisë Socialiste, është se PS më konsideron një zgjedhës të saj “të pasigurtë”, duke përgënjështruar në këtë mënyrë qartësitë e klanit Berisha i cili që nga 1994 më konsideron socialist pasi në emër të pavarësisë time profesionale, thjeshtë refuzova të bëhesha gazetar (militant) i PD-së.

Në të vërtetë, unë mbështes forcën politike që besoj se sinqerisht mund të jetë e vlefshme për vendin, dhe fakti se sot mendoj se Edi Rama është më i aftë se Lulzim Basha, më i ndershëm se Ilir Meta dhe më demokrat, liberal, dhe jo i dhunshëm në krahasim me Sali Berishën, nuk do të thotë se jam militant i Partisë Socialiste.

Një gazetar nuk është i pavarur kur nuk ka ide politike, është i pavarur kur është i lirë t’i shprehë pa i marrë leje askujt. Ja, kjo është pavarësia ime që e ruaj të shtrenjtë prej më shumë se 42 vitesh profesion. Të Partia Socialiste duket se e kanë kuptuar, ndaj më kanë shënuar si mbështetës “të pasigurtë”. Derisa ta kuptojë këtë gjë Partia “Demokratike”, duhet të presim që klani Berisha që e mban akoma peng, të largohet përfundimisht, bashkë me kulturën e tij të urrejtjes, të intolerancës dhe të mendimit unik.

Next Post
Veliaj nga Bërxulla: Provojeni fuqinë e votës! Ylli: Humba nënën nga mungesa e një vaksine, sot po ua japim të gjithëve

Veliaj nga Bërxulla: Provojeni fuqinë e votës! Ylli: Humba nënën nga mungesa e një vaksine, sot po ua japim të gjithëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In