Deklarata e fortë e aktivistes Evi Kokalari nga Foltorja e Durrësit, e cila demaskoi Lulzim Bashën, për mënyrën se si e përjashtoi Berishën nga PD në këmbim të mbylljes se dosjes së tij të korruptuar në SHBA, bëri që ky i fundit të paralamëronte padi ndaj saj.
Kjo e fundit është pyetur sonte në Syri tv, nëse i frikësohet kësaj padie, megjithëse Basha nuk e ka bërë ende, ashtu si paralajmëroi.
Kokalari tha se Basha nuk e frikëson aspak dhe se ky i fundit do të ikë për një javë nga PD, pasi nuk e don më askush në krye të PD.
“Mua nuk po më friksojnë burrat e jo më dikush si Lulzim Basha. Sot nuk kanë bërë padi. Ai është fshehur pas logos së PD, ndërkohë që PD është me ne, me Zotin Berisha.
Ai nuk do vijojë të jetë kryetari i PD, asnjë në Shqipëri nuk e di që zoti Basha është kryetari i PD. Do ikë për një javë”, deklaroi ajo.
/a.r