• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Unë s’isha gati, por ai më përdhunoi”, 18-vjeçari i përgjigjet akuzave të së miturës që njohu në Instagram

by Java News
21/01/2020 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Durrësit arrestoi dje një 18-vjeçar pasi u denoncua nga një e mitur për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë, ndërsa janë zbuluar deklaratat e të rinjve para oficerëve të policisë gjyqësore.

Të rinjtë ishin njohur përmes rrjetit sociale Instagram dhe kishin lënë të takoheshin në një kafe për të vijuar raportin mes tyre.

Pas kafesë të rinjtë kanë shkuar në një vend tjetër, dhe pikërisht ky është momenti që 16 vjeçarja pretendon se është përdhunuar nga i riu.

“Më kërkoi të kryenim marrëdhënie seksuale. Unë e refuzova, me argumentin se sapo ishim njohur dhe nuk isha gati për këtë hap.

Në këtë moment, ai veproi forcërisht”, ka treguar 16-vjeçarja në denoncimin e kryer me prindërit në Polici.

Ndërkohë, pas denoncimit, 16-vjeçarja do t’u nënshtrohet kontrolleve mjekësore, shkruan “tema”.

Djali nga ana tjetër mohon akuzën duke thënë se bëhet fjalë për një hakmarrje nga ana e vajzës, për shkak se nuk dëshironte ta vijonte lidhjen.

“Është e vërtetë që kemi pasur njohje prej disa ditësh. U njohëm nëpërmjet rrjeteve sociale, në ‘Instagram’.

Pas disa ditësh komunikime, vendosëm të dilnim në kafe e të njiheshim nga afër.

U takuam një ditë dhe që prej asaj dite nuk e kam takuar më.

Unë vendosa që të mos e shtynim më tej lidhjen, pasi nuk më pëlqeu. Ndryshe më dukej nga ‘Instagram’-i dhe tjetër njeri nga afër. Kjo është e gjitha.

Ajo nuk e pranoi këtë fakt, madje edhe më kërcënonte. Mendova se do të ishte çështje kohe, por ajo e paska pasur seriozisht.

Unë betohem që nuk kam abuzuar me të”, mësohet të këtë deklaruar 18-vjeçari, mbi të cilin rëndon akuza e përdhunimit. /e.s/

Next Post
Grabitet një pikë karburanti në Bilisht, autorët kërcënojnë punonjësin dhe marrin xhiron ditore

Grabitet një pikë karburanti në Bilisht, autorët kërcënojnë punonjësin dhe marrin xhiron ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In