Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga studio e “Opinion”, se do të shkojë së bashku me PD dhe partitë e tjera në zgjidhje. Njëkohësisht ajo la derën e hapur për partitë e tjera, ndërsa mohoi kategorikisht një rikthim në koalicion me Edi Ramën.
Fevziu: Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje?
Kryemadhi: Patjetër. Ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 Prill, nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marr angazhimin për të shkuar në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.
Fevziu: Marrëveshja juaj me PD është definitive?
Kryemadhi: Është definitive dhe për këtë janë njohur të gjitha strukturat e partive.
Fevziu: Pra ju si LSI do shkoni me PD dhe nuk keni ndonjë shans të riktheheni tek Rama në ndonjë koalicion të mundshëm?
Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale.
Fevziu: E mundni Ramën të gjithë bashkë?
Kryemadhi: Sigurisht, është në minorancë. Është superminorancë.
g.kosovari