• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Unë rri urtë si qingj”/ Gruaja e denoncon për dhunë, bashkëshorti justifikohet para policisë: Ajo thotë se do më çojë në burg prap

by Java News
16/05/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

F.C . e kreu burgun për dhunë ndaj bashkëshortes. Por nuk mori asnjë mësim nga ky ndëshkim. Menjëherë sapo doli nga burgu ai qëndroi i qetë vetëm pak ditë. Dhe më pas nisi sërish nga avazi i vjetër. Dhunë, kanosje, të bërtitura dhe sherre me familjarët. Këtë e kallëzoi në komisariatin numër tre, e shoqja, e martuar prej tetë vitesh me burrin nga një fshat i Tiranës dhe me banim në kryeqytet.

“Problemet tona nisën nga dhuna. Mbas sjelljes së F. u detyrova të njoftoja policinë dhe burri u dënua me tetë muaj burg. U detyrova se ai vuri dorë dhe ndaj dy djemve tanë. Kur doli nga burgu im shoq nuk gjeti punë dhe nisi alkoolin, por urdhrat e tij dhe kërkimi i llogarisë sa kthehem nga puna ndaj meje dhe djemve tanë është e padurueshme”, ka thënë gruaja.

Sipas burimeve pranë komisariatit numër tre, gruaja shton se mbas keqtrajtimeve në rastin e parë kur i shoqi shkoi në burg, nga frika u largua nga Shqipëria. ‘

“Kërkuam strehim për shkak të dhunës por kjo nuk u pranua. U kthyem dhe paratë që fitoj, sapo doli nga burgu i kërkon burri, s’na lë asgjë ne të tjerëve”, ka deklaruar gruaja.

38 vjeçarja, sipas burimeve, i thotë policisë se i shoqi është jo vetëm dembel por edhe pijanec.

“Nuk e ka mësuar askush se duhet ti dalë zot familjes. Kam tetë vite që punoj vetëm unë për çdo gjë, sytë i kanë nga unë. Do para xhepi, do para për pije, për të dalë, dhe urdhëron”.

Gruaja i thotë policisë se ju nënshtrua për shkak të fëmijëve derisa kuptoi se i shoqi nuk kishte asnjë mundësi që të ndryshonte.

“Meqë nuk punon dhe faturat i paguaj unë, deshi të tregojë që bën diçka dhe ai. Kështu lidhi kabullin që të vjedhim energji elektrike. Unë me djemtë, në një nga rastet tani që doli nga burgu, mbasi na dhunoi shkuam tek im vëlla ku kërkuam strehim”.

Por tek i vëllai gruaja qëndroi vetëm një natë dhe duke shpresuar se i shoqi ishte qetësuar, të nesërmen bashkë me djemtë u kthye në shtëpi.

“Kishte ndryshuar bravën e derës, bëj të hapja derën, nuk hapej. I thamë “hape derën” dhe u përgjigj: s’keni më shtëpi këtu, ikni”. Ai është shprehur se do ti vrasë dhe ka thënë dhe në lokal “do ti vras në gjumë”. Policia thotë se ka pyetur djemtë që kanë konfirmuar skenat e dhunës dhe madje edhe lutjen e mamasë që ta ndihmonin atë e të dilnin të gjenin para. Ish i burgosuri mësohet se është justifikuar se nuk ka kryer dhunë por se gruaja po përpiqet që të bëhet ajo si kryefamiljare.

“Që kur dola nga burgu shoh punën time, rri në dhomë dhe nuk flas fare. S’kam punë dhe gjithë historia fillon e mbaron tek paratë. Ajo më zë në gojë burgun dhe më thotë se do më çojë prapë në burg”, ka deklaruar F.C.

Policia thotë se më shumë se gruan, kanë besuar fëmijët e saj dhe ndaj i kanë vënë prangat 43 vjeçarit./si/m.j

Next Post
Takimi/ Ambasadorja suedeze i kërkon votën Ramës për në NATO: Faleminderit për mbështetjen

Takimi/ Ambasadorja suedeze i kërkon votën Ramës për në NATO: Faleminderit për mbështetjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In