• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë nuk gëzohem që…!

by Bedri Islami
14/12/2023 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bedri Islami

Unë nuk gëzohem që ish presidenti dhe ish kryeministri i vendit tim, në një ditë të ardhshme, si duket jo shumë të largët, mund të jetë i arrestuar për korrupsion madhor, megjithëse mirëfilli e di se këtë e ka merituar prej kohësh, për gjëra shumë më të mëdha dhe më të rëndësishme se kjo.

Unë ndjej revoltë që ish presidenti dhe ish kryeministri i vendit tim ka abuzuar me pushtetin, e ka përdorur atë si mjet për qëllime të errëta dhe mjerim, duke përdhosur besimin që njerëzit i dhanë në dy kohë të ndryshme , duke shkelur shpresat e tyre për ndryshimin e madh që është pritur prej kaq dekadave.

Nuk i gëzohem faktit nëse ai do të jetë në një ditë të ardhshme në arrest shtëpie apo arrest me burg, nga ku mund të përfitojë nga mosha e tij e madhe, këtë gjë ai e ka ditur se mund të ndodhte një ditë dhe askush më mirë se vetë ai nuk e di se sa mëkate, faje dhe rëndesa janë në jetën e tij politike e qytetare.

Revoltohem për besimin që i dhanë njerëzit në vite të ndryshme, për talljen e tij me ligjet themeltare të këtij shteti, që shpesh herë kanë pasur edhe vulën e tij; trazohem se si është e mundur që një pjesë e rëndësishme e qytetarëve të këtij vendi, që kurrë nuk u bënë shumicë, vazhdojnë të besojnë tek një njeri, i cili, kurrë, asnjëherë në jetën e tij nuk besoi te këto njerëz.

Ajo që mund të ndodhë nesër me ish presidentin dhe ish kryeministrin e këtij vendi nuk është një akt gëzimi, por gjykimi, pasi, askush, as Ai që e quan veten mbi ligjin, mbi shtetin, mbi kushtetutën, mbi të drejtën, nuk është më i paprekshëm; ai, përmes këtij akti zhvishet nga pa prekshmëria, bëhet qytetar i zakonshëm, njëri nga të shumtët, vepra e të cilit do të humbë çdo vlerë, megjithëse këto vlera kanë qenë të pakta dhe të pa përfillshme.

Gjykimi i ish presidentit dhe ish kryeministrit të vendit tim, sado i vonuar dhe aspak për gjëra madhore, ku janë gjurmët, mendimi dhe realizimi i tij, nuk bëjnë pjesë në ato çaste kur shumica qeverisëse mund të fërkojë duart, pasi gjynahet dhe mjerimet e saj shpesh herë janë të njëjta në disa aspekte; ai është akti që duhej të kishte ndodhur që në krye të herës, që asaj dite kur shkeli me dhunë mbi të drejtën e votës së lirë në vitin 1996; kur trupat falangiste të Gazidedes dhe të Agim Shehut përgjakën qendrën e Tiranës, shtypën me gjak një revoltë të arsyeshme të opozitës së kohës ndaj asaj që kishte ndodhur.

Heshtja e drejtësisë së kohës është krimi i parë që ndodhi në jetën politike dhe qytetare të këtij vendi, përdhunimi madhor i drejtësisë. Njeriu që, adhuruesit e tij, shpesh herë të njëjtët adhurues të Enver Hoxhës, e kishin quajtur si njeriu i shpresës së madhe, bëri aktin e parë të diktaturës revanshiste.

Nuk gëzohem për një vendim që do të marrë parlamenti i Shqipërisë. Nuk është i rëndësishëm fakti se ish presidenti dhe ish kryeministri do të jetë sot në gjendje arresti, kudo qoftë, në shtëpi apo i izoluar. Është e dhimbshme të mendosh se , edhe pas pesë dekadave të nënshtrimit ndaj Njëshit dh partisë shtet, ata që u besuan për ndryshimin, shkuan edhe përtej asaj që kishte ndodhur. Varret e hapura nga bandat, krimi i rrugës dhe krimi i lidhur me politikën, apo nga politika e lidhur me krimin, në 33 vite, janë më shumë se të vrarët në luftën e klasave dhe, vdekja, sido që të jetë, është kurdoherë pjesë e krimit.

Ish presidenti dhe ish kryeministri i Shqipërisë , për fat të keq, as nuk ka mësuar nga e djeshmja, as nuk ka mësuar nga e sotmja, dhe, nëse drejtësia do të bëjë shfaqjen e radhës, nuk do të mësojë as nga e nesërmja. Për fat të keq banditët e kanë sunduar politikën, por edhe drejtësinë. Për të njëjtin fat të keq, edhe sot, segmente të bandave, sundojnë mbi drejtësinë dhe mbi politikën. Është fatalitet, por që e kemi nxitur vetë, e kemi rritur vetë dhe, po vetë, jemi ndëshkuar prej saj.

Që ish presidenti dhe ish krye ministri vendit tënd të jetë nesër, në një ditë jo të largët, i burgosur në gjendje arresti, sigurisht është e dhimbshme, por jo tragjike.

Njerëzit duhen mësuar edhe me këtë gjendje. Bile, duhet pranuar, janë të vonuar. Bazamentet e përmendoreve dhe statujave që mbetën bosh, kur u rrëzua e djeshmja, nuk mund të ishin për të ngritur përmendoret e reja, ku vrapuan të jenë pushtetarët.

E djeshmja e sundimit të Njëshit ishte më tërheqëse se sa demokracia për liderët e rinj, që kurrë nuk u bënë prijës dhe as që e kanë ndër mend të jenë të tillë. Cili popull mund të durojë 33 vite një lider partiak, që, pasi bën aktin e parë të dhunës, menjëherë pas saj bën përgjakjen e vitit 1997, u bën thirrje një pjesë të popullit që drejton, të Veriut, për t’u sulur drejt Jugut, për të ndëshkuar si vëllezërit e tyre, thjeshtë për të ruajtur pushtetin? Cili popull mund të durojë kaq gjatë një njeri të kthyer në diktator, të japë urdhër për hapjen e depove dhe armatosjen e militantëve besnikë? Të vendos gjendje të jashtëzakonshme dhe shtetin të vërë nën sundimin e Sigurimit të Shtetit? Të nisë avionët? Të bëjë grushtin e shtetit të shtatorit 1998? Të pushtojë institucionet dhe, kur disa vite më pas, mendohet se i rrezikohet gardhi i jashtëm i selisë kryeministrore, të vrasë katër protestues, të plagosë dhjetëra të tjerë, të arrestojë qindra, të kërcënojë se do të vrasë edhe tre qind të tjerë, se do të asgjësojë shefin e opozitës, të cilit do i mbante në ditë vrasjen e tij fjalimin më të bukur në histori; të krijojë tragjedinë e Gërdecit dhe të vetë shpallet se krye demokrati i këtij vendi.

Asnjë popull nuk do kishte duruar. Asnjë sistem drejtësie nuk do kishte heshtur. Asnjë qeveri pasardhëse nuk do të kishte qëndruar duar kryq, si ndodh me këtë të sotmen.

Mos ndëshkimi i së keqes ka sjellë të keqen e tanishme. Ka sjellë korrupsionin e padurueshëm. Ka sjellë shpifjen si model burrërie, shëmtinë si model i forcës, talljen si model i mençurisë, harbimin si model i zotërisë, vjedhjen si model i të zakonshmes, vrasjen si dëshmi e forcës.

Megjithëse prej kohe e kam shkruar se mos ndëshkimi do të kishte një fund, edhe ndaj të paprekshmëve, si rasti Berisha dhe rreth tij, nuk jam i gëzuar që kjo ndodh.

E dua ndëshkimin e së keqes, pavarësisht nga emri. Në këtë rast e dua për më shumë se sa një akuzë për korrupsion madhor.

E dua për atë që ka ndodhur, për gjëmat që kanë zanafillën në politikën e keqe, anti kombëtare që ka ndodhur , në bjerrinën ku është vendi, dhe në përtalljen që i bëhet njerëzve të zakonshëm.

A do të mësojnë politikanët e sotëm nga ajo që mund të ndodhë, që duhet të ndodhë dhe që, një ditë, do të ndodhë patjetër?

Nuk e di. Kjo klasë politike mjerane është mbi kurrizin e njerëzve, pasurohet, ndërton vila, kundërmon nga e keqja, e megjithatë vazhdon durohet.

Ndëshkimi është formë e së mirës, së duhurës dhe i domosdoshëm.

Duhet të ndodhë.

Me patjetër./dita

Next Post
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Berisha e djali i ikin drejtësisë, Vangjeli: ‘S’kemi parë gjë akoma’, slogan te rruga e burgut! SPAK, kisha dhe...!

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Kjo klase politike duhet te largohet se ka kriju alergji ne popull ! Treguesi Jane 56 % e vituesve nuk votojne

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

Kushërinjtë shqiptarë “zbrazin” shtëpitë në Kretë, “viktimë” edhe një bashkatdhetare

February 4, 2026
82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

82 vjet nga ‘Masakra e 4 Shkurtit’, Balla në aktivitetin përkujtimor: Plagë e hapur në kujtesën kombëtare

February 4, 2026
“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

“Shqipëria e tepron me paraburgimin”, ekspertët e KiE: Po shkelen standardet e lirisë personale

February 4, 2026
Hapet gara për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, ja cilat janë kriteret që duhen plotësuar

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, ja arsyeja

February 4, 2026
Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

Mbetjet e rrezikshme të Kurum, Policia ekzekuton 20 nga 33 masat e sigurisë

February 4, 2026
Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

Tabaku në SHBA: Lufta kundër krimit dhe klima e biznesit, në fokus të takimeve

February 4, 2026

Sindikata e gjykatësve, si parti politike

February 4, 2026
Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

Paraburgimi në Shqipëri, KiE propozon disa rekomandime: Të vlerësohet periodikisht

February 4, 2026
Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

Shkarkohet nga detyra Freskida Halilaj, ja kush vjen në krye të IdentiTek

February 4, 2026
“Veliaj është njohur me aktet”/ SPAK reagon mbi ecurinë e procesit gjyqësor ndaj kryebashkiakut: 8 seanca u shtynë për shkak të..

Analisti: Lajm shumë i rëndë që Veliaj do të mbrohet, por s’ka dosje!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In