• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë katrani me bojë dhe “ushtria” e Saliut

by Artan Lame
06/02/2023 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake, apo xhaketa ushtarake me hije civile.

Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit. Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të shkuara.

Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.

E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen dhe ata që aq duan, fillojnë:

“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. – Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Çfar e ka Putinin sa shume i ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi. -Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. – Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. –  Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt. -Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.

S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.

Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.

Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!”

Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte mëhalla me gurë.

S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit, mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.

Next Post
U ndje nga Izraeli, deri në Rusi! Pasojat e tërmetit 7,8 rihter në foto!

U ndje nga Izraeli, deri në Rusi! Pasojat e tërmetit 7,8 rihter në foto!

Comments 2

  1. PiRoSHi says:
    3 years ago

    Bravo Lame.
    Metaforë e goditur kjo e fundit.
    Mjafton një pikë mut në qypin me mjaltë për ta bërë lanet gjithë qypin.
    Ti mbaro veprën e nisur.
    Qentë le të lehin….
    .

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Fara e morrit, ka qënë gjithmonë, në këtë vënd e këtë tokë, por kësisoji morri, made in Salberish.mutsihane.likmetaj, nuk ka patur asnjëherë në fytyrë të dheut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In