“Ju urrej dhe shpresoj që të shkoni në ferr”
“Këto fjalë i dëgjova nga vajza ime në moment që shkollat dhe të gjithë aktivitetet u mbyllën për shkak të pandemisë së koronavirusit,” i ka shkruar një nënë e shqetësuar psikologes Shelly Kelly.
Shumë prindër të adoleshentëve po përpiqen si të përballojnë distancimin social në shtëpi. Adoleshentët janë natyra të vështira dhe mund të zemërohen më shumë se të gjithë nga situata aktuale. Përgjithësisht ata e shprehin zemërimin duke fyer prindërit dhe duke thyer rregullat, ose duke përplasur dyert shkruan Washington Post.
Sipas psikologes Kelly, adoleshentët kanë reaguar të zemëruar gjatë pandemisë, përfshirë mungesën e kontrollit mbi situatën e tyre shumë kohë në ekran dhe jo një mërzitje të thjeshtë. Kelly, është themeluesja e faqes PositiviTeens, që ofron seminare për të ndihmuar adoleshentët të kalojnë këtë peritudhë sa më lehtë.
“Adoleshentët janë të orientuar drejt veprimit. Ata supozohet të praktikohen për moshën madhore, duke u përqendruar në zhvillimin e vetvetes si individ dhe kjo është rrëmbyer. Përkundrazi, ata po trajtohen si fëmijë me shumë pak kontroll mbi jetën e tyre. Disa prej tyre as nuk mund të dalin”, thotë ajo.
Adoleshentët e tjerë duhet të punojnë sepse prindërit kanë humbur punën e tyre dhe familja ka nevojë për të ardhura. Kjo mund të rrisë edhe më shumë pakënaqësinë e adoleshentëve. Për adoleshentët që janë të gatshëm të ulen dhe të përpunojnë emocionet e tyre të ndërlikuara, Kelly sugjeron të vizatojnë një ajsberg dhe të shkruani fjalë që pasqyrojnë zemërimin e tyre nën sipërfaqen e ujit.
“Frika, pikëllimi, vajtimi dhe humbja, zhgënjimi, të ndjeheni të pafuqishëm, mungesa e kontrollit, pavlefshmëria, shqetësimi, pafuqia, ndjenja e pa respektimit ose e mashtrimit, e mbingarkuar ka përhapur një pikëllim kolektiv në shoqëri tani, por për nxënësit e shkollave të mesme, ka një pikëllim unik kolektiv në lidhje me humbjen dhe ndarjen, pasi qëllimet dhe arritjet që kanë punuar vite janë anuluar ose shtyrë (diplomimi, sporti mbrëmjet festive për maturantët),” shton ajo.
Ekspertja gjithashtu sugjeron që prindërit të ndihmojnë adoleshentët e tyre të gjenerojnë një listë gjërave që duan të bëjnë dhe ato që munden të bëjnë gjatë kësaj periudhe.
“Ju nuk mund ta kontrolloni koronavirusin, motin, apo faktin se nuk jeni në shkollë dhe nëse shpenzoni shumë energji duke menduar për këto gjëra, do të ndjeheni edhe më të pavlefshëm dhe të pafuqishëm,” ajo tha.
Ndërsa për prindërit është e rëndësishme që t;i bëni fëmijët tuaj të jenë më aktiv, qoftë edhe për gjëra të vogla. Ekspertja thotë që duhet t’i lini ata të zgjedhin ushqimin për një vakt të caktuar, të zgjedhin filmin që do të shihni si familje, apo një lojë që do të luani gjatë mbrëmjes në shtëpinë tuaj.
“Ne jemi në një situatë krize por gjithashtu na është dhënë mundësia të modelojmë sjellje pozitive për fëmijët tanë adoleshent. Kjo krizë nuk do të zgjasë përgjithmonë, por mësimet që po u mësoni fëmijëve tuaj tani do të zgjasin një jetë,” shtoi më tej ekspertja.
g.kosovari