• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Unë jam terroristi i mëngjesit”, si hynë për të grabitur 6 persona vilën e “Bolit” në Tiranë

by Ylli Pata
18/06/2020 14:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg 6 personat e arrestuar pak ditë më parë për një grabitje me armë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë mëngjesin e 22 majit.

Në burg janë lëmë Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj.

Sipas dosjes së Prokurorisë të siguruar nga Balkanweb thuhet se tre prej tyre kanë vendosur një palë shkallë në banesë dhe janë ngjitur për të kryer grabitje. Kur janë ngjitur lartë në banesë janë përleshur me pronarin i njohur me nofkën “Boli”, i cili ka arritur t’u marrë pistoletën.

Pronari i banesës nuk i ka denoncuar menjëherë por pasi ka marrë një telefonatë “unë jam terroristi i mëngjesit”, ka denoncuar.

Përmes telefonatës që i kanë bërë personat, është bërë i munduar identifikimi dhe arrestimi i tyre. Njëri nga të arrestuarit, Spartak Qoku e ka pranuar ngjarjen se ka tentuar të grabisë banesën e Endri M., i njohur me nofkën “Boli” dhe se kanë shkuar të marrin 4 kg kokainë, por nuk kanë mundur.

Së bashku me personin e prezantuar si punonjës i “Gardës së Republikës” me nofkën “Gyli” mbrëmjen më para kanë tentuar të vjedhin një tjetër vilë ku ishin 2.8 kg kokainë por kishte sistem alarmi, më pas kanë tentuar të vidhnin një argjendari por se dhe ajo kishte alarm dhe në fund janë drejtuar tek vila e shtetasit Endri M. Aty kanë hyrë në banesë, janë përleshur me të por nuk kanë marrë gjë. Endri M., nuk është arrestuar nga policia. Avokatët kanë kërkuar lirimin me arsyetimin se droga nuk është një send i lirë dhe s’mund të akuzohesh për vjedhje.

Ata i kanë kërkuar falje dhe i kanë thënë që “nuk do tentojmë të vjedhim më mall në shtëpinë tënde po mbyll çështjen”.

/a.r

Next Post
BE vijon thirrjet: Lënia e mandateve është kundër interesit të Shqipërisë

Kush po e sulmon ambasadorin Soreca?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In