• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Unë do isha prangosur në flagrancë, të nderuar drejtues të policisë që (s)duam…!

by Andi Malasi
31/03/2017 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andi Malasi
Të gjithë ishim dëshmitarë të sjelljes më shumë se të shëmtuar nga ana e një ish-deputeti, aktualisht, drejtues në nivel bashkie i partisë kryesore të opozitës që përbën alternativën e shqiptarëve. Personalisht, si gazetar nuk u habita fare nga ajo skenë, kam hasur boll raste kur njerëz me pushtet jo vetëm i shpëtojnë përgjegjësisë ligjore për shkeljet e tyre, por “bëjnë për një lekë” përfaqësuesin e shtetit, në rastin konkret policin. E kanë bërë zyrtarë të pushtetit në kohë të ndryshme dhe zyrtarë të opozitës. Të parët kanë treguar forcën si persona të shtetit që janë mbi policin, dhe të dytët si persona që shfrytëzojnë pushtetin e opozitarit. Në të dyja rastet ngritja krye mbi përfaqësuesin e shtetit është mjaft e shëmtuar dhe e dënueshme mbi të gjitha. Madje ndoshta akoma më i shëmtuar mund të duket rasti i opozitarit që bën rolin e viktimës, dhe i jep vetes të drejtën të fyejë, kanosë e kundërshtojë përfaqësuesin e shtetit i cili thjesht dhe vetëm zbaton ligjin. I tillë ishte edhe rasti i kryetarit të Partisë Demokratike për Lushnjen Myslim Murrizi, i cili nuk nguroi që heriozmën e tij përballë “policit drogaxhi” e faktoi edhe me një video spektakolare që me plot krenari e publikoi vetë në rrjetet sociale. Mbase zotëria nuk i bëri mirë llogaritë dhe priste që para shefave të tij politik do dilte ai “heroi” që u përball dhëmbë për dhëmbë me “Policinë e trafikut” siç opozita aktuale e etiketon Policinë e Shtetit.
Dhe mbase do ia kishte arritur qëllimit nëse punonjësi i policisë do të binte në kurthin e tij. Por kjo nuk ndodhi dhe në video duket qartë që punonjësi i policisë zbaton me korrektësi detyrat ligjore, dhe duke u treguar gjakftohtë e mjaft i duruar përballë fyerjeve të zyrtarit të opozitës që nuk ndalen. Ndoshta kryetari i PD-së së Lushnjes kishte të drejtë dhe polici e ndaloi për ta gjobitur në mënyrë abuzive, por unë nuk dua t’i hyj fare kësaj pjese. Jo se kjo nuk është e rëndësihme, por në atë që shohim në videon e publikuar nga vet zyrtari opozitar kjo kalon në plan të dytë, ndoshta edhe nuk i intereson më askujt. Sidomos kur protagonist i fyerjeve, kanosjes e shkeljes së ligjit është një person që përfaqëson alternativën e qytetarëve.
Pas kësaj videoje, çdokush mund të mendonte: Po kur ky zotëria ishte vetë në pushtet si vepronte me policin në rrugë? Ndoshta nuk është ndaluar kurrë dhe ka qenë mjaft i rregullt. Ndoshta edhe në këtë rast u ndalua padrejtësisht, por a e justifikonte kjo sjelljen e tij?
A mos vallë në atë kohë pranonte gjobën me krenari dhe mburrej me policinë që gjobiste pushtetarin si një qytetar të thjeshtë…? Se jemi mësuar tashmë, pushtetarët flasin për zbatimin e ligjit për të gjithë qytetarët njësoj dhe ‘kënaqen’ me gjobat, dhe opozitarët fillojnë viktimizohen e i japin të drejtën vetes të ngrenë krye përballë uniformës së shtetit…
Si do të sillej zotëria nesër në pushtet, nëse polici e ndalonte dhe e gjobiste për mosvendosjen e rripit a ku ta di për çfarë shkelje tjetër…Ky është modeli i policisë që shqiptarëve u ofrohet si alternativë, një strukturë e përulur përballë pushtetarëve? Kjo është ajo që më shqetëson më tepër si qytetar. Standarti i policisë. Edhe në rastin konkret, për aq sa duket në video shohim një sjellje mjaft korrekte të policit ndaj qytetarit-kryetar partie. Por edhe në këtë rast shohim se policia është treguar e pafuqishme të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët.
Zotëria konsumoi të paktën dy vepra penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” që dënohen deri në 2 vite e 3 muaj burg të marra së bashku. Sigurisht që policia filloi procedimin penal dhe ka shkuar të paktën dy herë në banesën e ish- deputetit për ta shoqëruar, por kjo ndodhi vetëm pasi çështja u bë mediatike.  Pse duhej të vepronte policia vetëm pasi efektivi që u përball me lumin e fyerjeve bëri denoncim te kolegët e tij në komisariat?
Pyetja që ngre natyrshëm është: Nëse do të isha unë, ti, ai, ajo si qytetar që do të konsumonim këto shkelje ligjore të faktuara me zë e figurë, si do vepronte policia…? Me siguri në atë rast imagjinar nuk do ishte e nevojshme që polici të bënte denoncim, do ishte ai vetë së bashku me kolegët që mua, ty, atë…si qytetar të thjeshtë do të na shoqëronin në komisariat…Kjo është policia që duam, barazia para ligjit që në rastin konkret do të ishte zbatuar përmes shoqërimit të zotërisë menjëherë pas fyerjeve ndaj policit!
Next Post
DETAJET/Ja i kujt është kamioni shqiptar që u kap me 2.3 tonë drogë në Itali

DETAJET/Ja i kujt është kamioni shqiptar që u kap me 2.3 tonë drogë në Itali

Comments 1

  1. bledi says:
    9 years ago

    mire mire po do fillonin nga cadra do thonin po sulmojne opoziten.Shteti po provokon do thonin.Fatmir xhafa te largohet urgjent do ishte sllogani

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In